Vrasja e 14 vjeçarit/ Spiropali: Të mos e përdorim politikisht! Rrjetet sociale janë kthyer në xhungël, të bëhemi bashkë për të rregulluar përdorimin e tyre

19 Nëntor, 17:37

Në nisje të fjalës së saj në parlament lidhur me projekt buxhetin e vitit 2025, kryeparlamentarja Spiropali u shpreh lidhur me vdekjen tragjike të 14 vjeçarit Martin Cani ditën e djeshme pranë shkollës Fan Noli pasi u godit me thikë në zemër.

Spiropali tha se kjo ngjarje nuk duhet përdorur politikisht, ndërsa theksoi rëndësinë e rregullimit të përdorimit të rrjeteve sociale.

'Rrjete që ngjanë me një xhungël ku urrejtja është kthyer në normë. Të kërkojmë më shumë llogari për sigurinë në shkolla. Të shtohen burimet dhe përkujdesen e njerëzve në nevojë. Një shoqëri ku forcohen institucionet dhe pavarësia e pushtëve mbështet individët. Një shoqëri që jep drejtësi, një Shqipëri që mbështet bizneset.

Buxheti është për njerëzit, prandaj projekt buxheti 2025 duhet të mobilizojë burimet financiare për rrugëtimin e Shqipërisë.

Ky buxheti synon krijimin e kushteve për zhvillim dhe mirëqënie jo duke u mbështetur në slogane por në logjike burimore dhe financiare, një tregues është rritja e mirëqënies së qytetarëve. buxheti niset nga vizioni se niveli i qeverisjes është zgjerimi në aksesin në tregun e punës dhe zhvillimi i shpirtit të sipërmarrjes. Nuk matet me shtimin e njerëzve që hyjnë por që dalin nga skemat e ndihmës. Më shumë të dobishme është përmirësimi në qendrat shëndetësore, zhvillim të qëndrueshëm në cilësinë e jetës

    No videos found.