Vrasja e 8-vjeçarit, familjarët mbledhin firma edhe në Lushnjë dhe Berat, qytetarët të revoltuar: Ai kriminel edhe varjen e ka pak!

18 Nëntor 2021, 18:11 | Përditesimi: 18 Nëntor 2021, 18:11

Familjarët e 8-vjeçarit Mateo Vasiu vijojnë me mbledhjen e firmave në një peticion me qëllimin e rikthimit të dënimit me vdekje, për të vënë drejtësinë në vend për vogëlushin që u vra mizorisht. Në Lushnjë e Berat qytetarët të revoltuar nga krimi i rëndë dhe të prekur nga vdekja tragjike e Mateos, kërkojnë dënim me vdekje për autorin, Klodian Çalamani.

 

KT/Shqiptarja.com