Vrasja e Everest Çakës, momenti dramatik kur bashkëshortja e plagosur përqafon viktimën në makinë

13 Maj 2021, 14:40 | Përditesimi i fundit: 2021-05-13 16:32:04

Report Tv ka siguruar pamjet pak pas vrasjes së Everest Çakës dy net më parë në Elbasan, i cili u qëllua për vdekje me breshëri plumbash teksa ndodhej në makinë së bashku me gruan e tij.

Në video shihet teka bashkëshortja e tij, Silvana Çaka, e mban në krahë dhe është e traumatizuar nga ngjarja, ndërkohë që nuk lejon mjekët që të ndërhyjnë.

Everest Çaka mbeti i vdekur në vend, teksa udhëtonte në makinë me bashkëshorten e tij e cila mbeti e plagosur në dorë, jashtë rrezikut për jetën. Bashkëshortja e Çakës ka deklaruar në dëshminë e saj se makina e tyre është goditur nga prapa dhe ato kanë menduar se mos ishte një aksident. Në ato momente, sipas dëshmisë së bashkëshortes është afruar në person i armatosur dhe ka qëlluar në drejtim të Everestit.

Ndaj Çakës është qëlluar me 12 plumba nga një distancë e afërt, ndërkohë që janë sekuestruar kamerat e sigurisë. Policia ka shoqëruar 20 persona për tu pyetur në lidhje me ngjarjen.

Pista kryesore e ekzekutimit lidhet me serinë e vrasjes së kushëririt të tij në Belgjikë, Arjan Spahiut. Ndërkohë që një tjetër pistë hetimi është edhe larja e hesapeve mes bandave dhe prishje e pazarit të drogës. Para 10 ditësh, Everest Çaka është marrë në pyetje nga prokurorë belg në lidhje me vrasjen e kushëririt të tij Arjan Spahiut, të cilët po hetojnë për zbulimin e vrasjes.