Vrasja e Kudret Saliajt, burg për ish-vjehrrin dhe ish-gruan! Autori: I kërkoj falje nipërve dhe mbesave!

8 Qershor 2021, 15:01

Me kokën ulur, njëri nga pesha e një krimi të rëndë pasi vrau babain e nipërve të tij dhe tjetra me ndjenjën e fajit se lejoi të ekzekutohej babai i fëmijëve të saj, kanë dalë sot para gjykatës Mexhit Picari dhe Dhurata Saliaj. Baba e bijë akuzohen se vranë të premten para Gjykatës së Tiranës 41-vjeçarin Kudret Saliaj, babai i tre fëmijëve të mitur.

Dhurata Saliaj 33-vjeç dhe babai i saj Mexhit Picari janë lënë në burg sot nga togat e zeza, edhe pse 53-vjeçari kërkoi falje, sidomos nipërve dhe mbesës, ndërsa vetë ish-bashkëshortja e viktimës shprehet se nuk ka pasur dijeni për aktin esktrem që babai i saj kishte vendosur të bënte.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ndoqi nga afër seancën gjyqësore dhe raporton se para 'togave të zeza' Mexhit Picari duke i kërkuar fjale vajzës së tij, Dhurata Saliajt  se i ka vrarë burrin, dhe nipërve e përjashtoi atë nga ndonjë lidhje me ngjarjen. Ai thotë se ajo nuk kishte dijeni dhe se armën e kishte pasur në brez, nuk e kishte marrë nga çanta e saj.

Të njëjtin variant ka mbështetur edhe e bija, e cila nënvizon se nëse do të ishte në dijeni për qëllimin e të atiti s’do e kishte lejuar kurrë që ta vriste babanë e fëmijëve të saj.

Ndërkohë që një detaj i rëndë ka dalë nga avokati i dy të akuzuarve Lorenc Liço, i cili tha para gjykatës se sipas tij arsye e krimit ishte pasi fëmijës së vogël të Dhurata Saliajt i ishte thënë se mamaja e tij ka vdekur, dhe kjo e ka bërë Mexhit Picarin që të ndërmerrte aktin ekstrem.

Tashmë baba e bijë do të qëndrojnë në burg teksa hetohen për akuza të rënda. Sipas gazetarit Rusta Prokuroria mbi Picarin rëndojnë akuzat 'Vrasje me dashje',  'Armëmbajtje pa leje' s dhe  'Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare' ndaj Picarit dhe për të bijën 'përkrahje të autorit të krimit', 'sigurimi i kushteve e mjeteve për kryerjen e një vrasjeje'.