FIER- Si asnjëherë më parë në Shqipëri, një gjykatë u rrethua nga qytetarë, i madh e i vogël, me revoltë ndaj vrasësit të një fëmije.
Me shpirtin e vrarë, 1 ditë pasi i dhanë lamtumirën e fundit të voglit të tyre 8-vjeçar, nëna, babai, vëllai i Mateo Vasiut dhe të afërm të djalit, mësynë në Gjykatën e Fierit. Thyen derën e aluminit, u futën brenda ambienteve të Gjykatës me thirrjen "Ku është Klodiani".














