Vrasja e policit në veri të Kosovës, Rama: BE të marrë masa për moseskalimin e situatës! Begaj: Akti kriminal! Opozita: Autorët të dalin para drejtësisë

24 Shtator 2023, 15:42

Zyrtarisht Shqipëria rreshtohet krah Kosovë në këtë situatë tensioni. Presidenti Bajram Begaj kërkon reagimin e ndërkombëtarëve ndaj situatës që po kërcënon rajonin. Kryeministri Edi Rama i thotë komunitetit euroatlantik se mbledhja  e Konferencës së jashtëzakonshme të Paqes e mbikëqyrja e BE dhe SHBA është domosdoshmëri.