Vrasjet e aksidentet, eksperti i çështjeve të sigurisë, Nako: Ministria ka për detyrë të godasë rrënjët e krimit, deklaratat e Çuçit si parullat klasike, s'zgjidhin problemin

28 Qershor 2021, 22:53

Ngjarjet kriminale të ndodhura së fundmi në vend janë komentuar nga eksperti i çështjeve të sigurisë Pëllumb Nako. Sipas tij qeverisja nuk i ka orientuar reformat drejt rrënjës së krimit dhe për pasojë jemi në këtë nivel kriminaliteti. Sipas tij ministria e Brendshme ka për detyrë që të godasë rrënjët e krimit.

"Një faktor është se të gjitha reformat që janë tentuar me fytyrë nga policia, nuk është gjë e keqe por e pamjaftueshme. Qeverisja nuk ka orientuar reformat në drejtimin e duhur. Ajo që ndodh  rëndom është fakti tjetër që ministrat e brnedshëm apo  stafet se gjejnë dot veten brenda detyrave që bëjnë. Nuk është e njëjta detyrë e ministrisë me atë të policisë. Ministria ka për detyrë të godasë rrënjët e krimit. Para disa ditësh ndodhi ai  aksidenti tragjik, ky personi që bëri aksidentin ishte i ri me automjet me fuqi të madhe motorrike. Mendoj se smund të thotë ministri ne smund të ndjekim çdo makina pas. Duhet të bëhet një studim dhe të merret një masë ligjore dhe teknike", tha Nako.