Xhevat Gabeci, ekzekutimi misterioz i tregtarit 72 vjeçar ( 9 Prill 2024)

9 Prill, 21:45

 

Ai vihet në listat e tregtarëve të Tiranës që duhet ti nënshtroheshin tatimit të jashtëzakonshëm që në marsin e 1945, përmes të cilit atij ju sekuestrua shuma prej afro 1 milion franga ari. Historia tregoi se regjimi nuk do e linte me kaq goditjen ndaj tij ndaj në vitin 1947 e arrestojnë dhe e përfshijnë në një process që e lidhën me gjyqin e deputetëve. E dënojnë me 3 vjet burg dhe i marrin gjithë pasuritë që kishte. Dalja nga burgu nuk do ti jepte atij as lirinë e munguar dhe as qetësinë që kishin menduar kur u kthyen në atdhe me të shoqen dhe dy fëmijët. Një arrestim i dytë, i beftë, kur ai ishte në moshën 72 vjeçare me një proces të çuditshëm ku akuzohej për përvetësim të pronës socialist dhe abuzim me detyrën edhe pse kishte 3 vite në pension, do ta shpallte fajtor dhe do ta çonte në pushktatim. Prej ditës së arrestimit, familja nuk mësoi më kurrë asgjë rreth tij, madje as për mënyrën se si u ekzekutua dhe sot pasardhësit nuk ja dinë as varrin ku e ka