Zbardhet skema e kalimit të 45 kg heroinës në Durrës, si shoferi ‘ia hidhte’ skanerit! Arrest me burg për shoferin dhe pronarin e kamionit

29 Tetor 2021, 12:05 | Përditesimi: 29 Tetor 2021, 12:05

Report Tv ka zbardhur skemën e 45.5 kg heroinë që u kap në Portin e Durrësit pak ditë më parë në një kamion me krom, që kishte si destinacion Barin e Italisë. Kamioni kur futej në skanerin e Portit të Durrësit ishte i pastër dhe më pas shoferi bënte sikur i prishje mjeti. Më pas koka e kamionit zëvendësohej me një tjetër të re, ku ishte e fshehur droga dhe s'kalonte në skaner nga punonjësit. Gjykata e Durrësit vendosi ‘arrest me burg’ për pronarin e kamionit 'Hensi Trans', Arian Çermën dhe drejtuesin e kamionit Olgert Dudën.

KT/Shqiptarja.com