TIRANË- Në rast të fatkeqësive natyrore, siç ishte tërmeti i 26 nëntori apo zjarret e shumta që pushtuan vendin gjatë sezonit veror, tani më çdo kush mund të japë kontributin e tij, por edhe do të paguhet.
Qeveria shqiptare ka vendosur që vullnetarët të angazhohen në operacionet për fatkeqësitë natyrore që do të godasin vendin, do t'u paguajnë fjetjen, transportin, ushqimin, trajnimet, deri edhe sigurim e jetës. Vendimi i cili shtë publikuar në fletoren zyrtare dhe mban datën 11 nëntor, përcaktohet qartë se si një vullnetar do t'i paguhet 2500 lekë dita për ushqimin si edhe fjetja jo më shumë se 3000 mijë lekë nata.














