Kontrata e depozituar nga kompania lobuese 'Prism Group' e kontraktuar nga Arben Ahmetaj incidentalisht kanë zbuluar dhe se ku banon aktualisht ish/zvkryeministri në arrati.
Arben Ahmetaj banon aktualisht në Lugano të Zvicrës, qyteza piktoreske e njohur si rezidencë për banka dhe për biznesmenë, në brigjet e liqenit me të njëjtin emër në kufi me Italinë.