Zelensky nderon Ramën me Urdhrin e Princit ‘Jaroslav i Urti’: Mirënjohje për mbështetjen e popullit ukrainas

30 Dhjetor 2023, 16:09

Të gjithë mbështetjen që kryeministri Edi Rama ka shprehur për Ukrainën, Volodymyr Zelensky ia ka shpërblyer duke e nderuar me urdhrin më të lartë. Përmes një dekreti, Rama mori “Urdhrin e Princit Jaroslav i Urti, shkalla e parë”, së bashku me princin e kurorës së Arabisë Saudite dhe kryeministrin Spanjoll.