Zgjedhjet 2025, Blushi pas takimit me Begajn: Vetëm datën që ka caktuar Balla jo, pranojmë çdo datë tjetër

21 Nëntor 2024, 11:23 | Përditesimi: 21 Nëntor 2024, 11:23

Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi e konsideron të papranueshme, një datë zgjedhjesh të propozuar nga Taulant Balla. Pas takimit të konsultave me presidentin e Republikës për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen vitin e ardhshëm, Blushi tha se janë të gatshmë të pranojnë çdo datë tjetër.

Sipas Blushit, është moment që presidenti Begaj të tregojë pavarësi në caktimin e datës së zgjedhjeve.

r.k./Shqiptarja.com