Zgjedhjet 2025/ KQZ teston sot Platformën Elektronike të Regjistrimit për zgjedhësit jashtë Shqipërisë

27 Dhjetor 2024, 11:27 | Përditesimi: 27 Dhjetor 2024, 11:27

Sot do të prezantohet dhe testohet 'PER', platforma për zgjedhësit që votojnë nga jashtë Shqipërisë. Kjo platformë, e krijuar dhe mirëmbajtur nga KQZ, synon të lehtësojë regjistrimin e shtetasve shqiptarë jashtë vendit, duke u mundësuar atyre ushtrimin e të drejtës së votës në zgjedhjet për Kuvendin e vitit 2025.

I.M/Shqiptarja.com