Mesnatën e sotme skadon afati për regjistrimin e diasporës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Regjistrimi u hap më datë 11 maj dhe deri më tani regjistrohen rreth 285 mijë kërkesa nga votuesit jashtë territorit shqiptar, ndërkohë që 42 mijë janë refuzuar.
Numri i kërkesave të më të larta ka qenë gjatë fundjavës, ku rreth 16 mijë kërkesa janë bërë të dielën 2 mars, 16 mijë edhe dje (3 mars), ndërsa sot deri në orën 11 shifra është 1 300. Debati mes palëve politike aktualisht është nëse do të lejohet që të ndihmohen 42 mijë të refuzuarit që të regjistrohen edhe përtej datës 4 mars.
Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit për regjistrim me të paktën 9 ditë, ndërsa Sali Berisha në një konferencë për shtyp sot tha se PS refuzon pasi kanë frikë nga vota e diasporës.




















