Zgjedhjet, Basha: Do kemi ekip me kandidatë me lista të hapur! Te grupimi i Berishës, të gjithë për karrige! Në KiE s'më kanë zëvendësuar me Vokshin

5 Shtator, 22:00

TIRANËLulzim Basha, kryetar i Demokratëve Euroatlantikë në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Studio Live’ pohon se do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare në vitin e ardhshëm, përpos ndjekjes ligjore të vendimit të Gjykatës së Apelit për t’i kaluar vulën Sali Berishës, deri në dërgimin e çështjes në Strasburg. Basha tha se do të garojë në zgjedhje me ekip me kandidatë me lista të hapura.