Zgjedhjet e 11 majit/ Diaspora kërkon të votojë me dokumente të skaduara! Haçkaj: Qeveria të shtyjë vlefshmërinë e pasaportave

1 Janar 2025, 12:34 | Përditesimi: 1 Janar 2025, 12:34

Shoqatat e Diasporës kërkojnë që qeveria të shtyjë vlefshmërinë e pasaportave dhe të kartave të identitetit për emigrantët shqiptarë, në mënyrë që ata të kenë mundësi të votojnë në maj përmes postës. Florian Hackaj nga Diaspora për Shqipërinë e Liri, thotë për Report TV se KQZ është vonë për të miratuar rregullat e po ashtu për të edukuar emigrantët se si duhet të regjistrohen për të votuar.

E.H/Shqiptarja.com