Zgjedhjet e 11 majit/ Gjetjet e misionit ODIHR: Vëmendje tek financimi i fushatës, zbatimi i teknologjisë e mbulimi nga mediat e platformat online

15 Janar, 19:54

 ODIHR premton një vëzhgim të plotë dhe të gjithanshëm të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare duke përfshirë periudhën e fushatës, ditën e votimit numërimin e votave dhe deri në shpalljen përfundimtare të rezultatit.

26 vëzhgues afatgjatë dhe 300 vëzhgues afatshkurtër propozon që të shpërndahen në të gjitha qarqet  e vendit, një delegacion i ODIHR, i quajtur Misioni i Vlerësimit të Nevojave, i cili ka qenë në Tiranë nga datat 3 deri më 6 dhjetor dhe ka takuar përfaqësues të partive politike, institucioneve kyçe që merren me zgjedhjet, përfaqësues të medias, shoqërisë civile si dhe me disa nga ambasadat më të rëndësishme perëndimorë në vend.

“Misioni Vëzhgues për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Përveç një ekipi kryesor me ekspertë, të dërgohej nga shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së 26 vëzhgues afatgjatë për të ndjekur procesin zgjedhor në mbarë vendin, si dhe 300 vëzhgues afatshkurtër për të vëzhguar procedurat e ditës së zgjedhjeve, duke përfshirë votimin, numërimin e votave dhe tabelimin e rezultateve. Misioni të përfshijë një element monitorimi të medias” thuhet në Raport.