Teksa na ndajnë edhe rreth 4 muaj nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryeministri Edi Rama u ka bërë sot thirrje shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit që të regjistrohen, pasi afati i fundit është data 4 mars.
Këtë e ka bërë me dije përmes rubrikës në profilin e tij në rrjetit social Facebook, ‘Ç’kemi ndonjë të re'. Rama tha se regjistrimi bëhet në faqen e KQZ në web dhe është një proces që nuk merr shumë kohë.
‘Duke qenë se shumë prej jush tani që janë në emigracion më kanë shkruar, kur do të votojmë, pse nuk votojmë, kam një merak tani që më fund ja u siguruam të drejtën e votës, se mos mbesni pa votuar për shkak të mungesë së informacionit. Zgjedhjet janë në 11 maj, por ju do votoni me post nga aty ku jeni dhe duhet të regjistroheni nga tani deri më 4 mars ndryshe nuk votoni dot, regjistrimi bëhet në faqen e KQZ në ëeb, nuk është i vështirë do pak durim, mos e shtyni hë nesër hë pasnesër, se koha fluturon.