Zgjedhjet e 25 prillit, Lulzim Basha vendos Tomor Alizotin si drejtuesit e PD në Qarkun e Beratit

20 Janar 2021, 18:01

PD vendos një tjetër emër surprizë si drejtues në qarqet e vendit. Pas vendimeve të ditëve të fundit për Mark Markun në Lezhë, Edmond Spahon në Korçë dhe Xhelal Mziun në Dibër mësohet se Tomor Alizoti do të jetë drejtues në Qarkun e Beratit.

Alizoti ka mbajtur detyrën e drejtuesit të departamentit të të përndjekurve politikë në PD. Ai është larguar nga ky pozicion me dorëheqje  për shkak të pakënaqësive me drejtimin e PD-së nga Basha. Për këtë arsye, u mënjanua për shumë kohë nga PD, nga ana e Lulzim Bashës

Megjithatë Alizoti ishte ndër më të votuarit nga anëtarësia e PD në Tiranë në zgjedhjet e 10 tetorit, ndaj edhe kjo zgjedhje e Bashës për ta dërguar në Berat duket e ccuditshme.

Kujtojmë se Partia Demokratike ka zyrtarizuar këtë të hënë drejtuesit politik në 8 qarqe, duke e shtrirë kështu fushatën, në më shumë se gjysmën e vendit vetëm 97 ditë para zgjedhjeve. Pas Mark Markut  në Lezhë, PD i ka besuar drejtimin e fushatës Edmond Spahos në Korçë dhe Xhelal Mziut në Dibër.

Demokratët janë ende pa dikë në krye të fushatës në Tiranë, Kukës dhe Gjirokastër, ndërsa më herët kanë prezantuar Helidon Bushatin në Shkodër, Bujar Leskajn në Vlorë, Gazment Bardhin në Elbasan, Edi Palokën në Durrës, Enkelejd Alibeajn në Fier.