Zgjedhjet e Himarës, KQZ regjistron 11 parti politike! Celibashi: PD përfaqësohet nga Berisha! PS garon e vetme Tavon, opozita në koalicion për Gjikurinë

23 Korrik, 15:13

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve regjistroi 11 parti për zgjedhjet e Himarës. Ilirjan Celibashi tha se PD do të përfaqësohet nga Sali Berisha ndërsa në regjistrin e partive politike është reflektuar vendimi i apelit për vulën e PD, e cila zyrtarisht do të përfaqësohet nga Komisioni i Rithemelimit. PD pritet të grumbullojë 10 parti për kandidatin Petro Gjikuria ndërsa PS do të kandidojë e vetme Vangjel Tavon