Zgjedhjet, ethet për fitore në Tiranë dhe Shkodër

3 Prill 2021, 06:53

Më 26 prill në mëngjes Partia Socialiste do të jetë forcë e parë politike në Shqipëri, dhe kryeministër do të jetë Edi Rama. Kështu deklaroi gjatë një intervistë në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv, drejtuesi i qarkut politik në Tiranë, Ervin Bushati. Bushati tha se PS ka një ekip për të fituar zgjedhjet dhe se në Tiranë synojnë 20 mandate Orjola Pampuri dhe Helidon Bushati me arsyetimin se qeveria ka dështuar në 8 vite nuk mund të kërkojë një mandat të tretë dhe se PS do të humb më 25 prill. Të ftuar në emisionin "Pa Protokoll" në Report Tv, Orjola Pampuri e renditur e 15-ta në listën e PD në Tiranë, tha se demokratët synojnë 19-20 mandate, ndërsa e cilësoi të paimagjinueshme që PS të kërkojë një mandat të 3-të pas 8 vitesh dështim. E pyetur nëse PD do të njoh rezultatin në zgjedhje nëse humb, Pampuri tha se është bërë gjithçka për ruajtjen e votës, madje edhe ndërkombëtarët po bëjnë thirrje për qytetarët që të mos e shesin votën dhe për këtë tha ajo në fund do të pranohet zgjedhja e qytetarëve.