Zgjedhjet në Himarë, KAS vendos hapjen e kutive! Opozita kërkon ‘prova’: 560 zgjedhës s’votuan për shkak të ID të skaduar

22 Gusht, 13:43 | Përditesimi i fundit: 2024-08-22 16:15:37

Me kërkesë të opozitës, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ vendosi hapjen e kutive të 36 Qendrave të Votimit të Himarës. Brenda tyre do të merren të dhëna për qytetarët që nuk arritën të votojnë për shkak se kishin një ID të skaduar apo për ata që nuk u identifikuan dot nga pajisja PEI. Të hënën KAS vendos nëse do të lërë në fuqi fitoren e Tavos apo do të përsërisë zgjedhjet.

    No videos found.