Zgjedhjet në Himarë/ Report Tv zbulon kandidatin e opozitës, mbështetës i flaktë i Belerit me nënshtetësi amerikane

10 Korrik, 19:08

Zgjedhjet e pjesshme lokale në Himarë do të mbahen në datën 4 gusht. Mazhoranca zyrtarizoi kandidatin për këto zgjedhje dhe do të jetë Vangjel Tavo, aktualisht prefekt i qarkut të Vlorës.

Ndërkohë bëhet me dije nga burimet për Report Tv se opozita do të kandidojë në këto zgjedhje shqiptaro-amerikanin Petro Gjikuria. Më parë përflitej emri i Petro Belerit, djalit të Fredi Beleri por tashmë thuhet se kandidat do të jetë zoti Gjikuria me miratimin e Partisë Demokratike dhe Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ).

Ky i fundit jeton në SHBA dhe njihet si mbështetës i çështjes së Fredi Belerit, kur ai u burgos për blerje votash në zgjedhjet e 14 majit për të cilën u dënua me 2 vite. Gjithashtu Gjikuria njihet si pjesë e organizatës amerikane Pan-Epirote dhe si mbrojtës i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri. 

    No videos found.