Ka nisur sot zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e pjesshme, në Bashkinë e Himarës, ku dy kandidatët në garë për kreun e ri të bashkisë janë Petro Gjikuaria nga PD dhe Vangjel Tavo nga PS.
Lidhur me këto zgjedhje dhe kandidatët që janë në garë është diskutuar edhe sot në emisionin në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, në Report Tv.
Në një lidhje skype, për emisionin sekretari i OMONIA-s Marin Suli teksa foli për figurën e Petro Gjikurisë, ai tha se ky i fundit ka qenë propozim i degës së Himarës së PD dhe është zgjedhur mes 5 kandidatëve të tjerë.