Zgjedhjet në Himarë, burime për Report Tv: Deri në orën 10:00, s'janë lejuar të votojnë 200 qytetarë, shkak ID e skaduar

4 Gusht 2024, 10:30 | Përditesimi: 4 Gusht 2024, 10:31

Burime nga KZAZ e Himarës bënë me dije për Report Tv se deri në orën 10:00 në qendrat e votimit janë paraqitur 200 qytetarë me karta identiteti të skaduara. Ata nuk janë lejuar të votojnë pasi nuk i lejon ligji.

E.B/Shqiptarja.com