Zgjedhjet në Kukës, PD merr hapin e parë, do regjistrohet si subjekt zgjedhor! Detaje çfarë u diskutua mbrëmë në mbledhjen e kryesisë

31 Gusht 2023, 11:41 | Përditesimi i fundit: 2023-08-31 13:20:10

Ndonëse nuk ka ende një kandidat Partia Demokratike hedh hapin e parë për zgjedhjet e Kukësit që do të mbahen më 24 shtator.

Report TV mëson se PD do të regjistrohet si parti politike për pjesëmarrjen në zgjedhjet për bashkinë e Kukësit. Afati i fundit për tu regjistruar në KQZ si subjekt zgjedhor është 1 shtatori, ndërsa PD po pret sugjerimin e kryesisë së degës së Kukësit për të vendosur nëse do nxjerrë kandidat apo jo.