Zgjidhet ngërçi! Pas 4 mbledhjeve të dështuara, të martën rinis komisioni i Shëndetësisë! PS refuzonte të merrte pjesë: Vokshi ‘hetim’ partiak

21 Prill, 10:43

Pas 4 mbledhjesh të dështuara, Komisioni Hetimor i Shëndetësisë do të rimblidhet të martën. Palët duket se kanë gjetur dakordësinë për t’u kthyer në tryezën e komisionit, pas bojkotimit që PS i beri me argumentin se kryetarja Albana Vokshi e ka kthyer në komision hetimor partiak dhe se vendimet për mbledhjet I merr në mënyrë të njëanshme