Zhupa dhe Mziu denoncojnë abuzimet me kompanitë telefonike: Po operojnë si “kartel”, rrisin çmimet në mënyrë të koordinuar

27 Qershor, 16:14

 “Një temë sensitive për qytetarët duke qenë se kemi këtu drejtuesin e AKEP, lidhet me tarifat e kompanive celulare. E para ka të bëjë me hakerimin që i ndodhi “ONE’, të dhënat që u zhdukën dhe u vunë në përdorim të të tretëve nga ky përdorim, mungesa e shërbimit tek përdoruesit nuk mori përgjigje nga AKEP. Në përgjigje ju i thoshit klientëve që ju si përdorues mund ti drejtoheni gjykatës ose na sillni ankesa neve.  Nuk ka nevojë t’ju sjellin ankesa sepse afera është e madhe, gjendja dihet nga të gjithë, kur ndërprerja e sinjalit ishte bërë e vazhdueshme. Dhe ju duhet të kishim marrë masat e nevojshme për të vënë gjoba, për të monitoruar.  Dy kompanitë organizohen me njëra tjetrën dhe i kanë çmimet njësoj, i rrisnin çmimet në mënyrë të koordinuar, i kanë paketat njëlloj”, tha ajo.