Zhupa interpelancë me ministren e Arsimit për Maturën Shtetërore/ Kushi prezanton masat e marra! Deputetja: Ato që tregoni ju si risi, i ka futur PD që në 2006!

10 Mars 2022, 11:16 | Përditesimi: 10 Mars 2022, 13:30

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka zhvilluar në Kuvend një interpelancë me ministren e Arsimit Evis Kushi në lidhje me mbarëvajtja e Maturës Shtetërore 2022. Gjatë interpelancës për Maturën Shtetërore në parlament, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi bëri një analizë të Maturës Shtetërore 2021, si dhe nënvizoi masat e marra për mbarëvajtjen e Maturës Shtetërore 2022. Kushi nënvizoi se aplikimi i metodës së korrigjimit të pyetjeve me alternativa nëpërmjet sistemit elektronik eliminoi gabimet njerëzore, si dhe shkurtoi kohën dhe rritjen e cilësisë së korrigjimit. Ministrja tha se është punuar për Rregulloren e vitit 2022, e cila u prezantua në muajin shkurt gjatë një takimi me maturantë nga i gjithë vendi. Kushi tha se risi për këtë vit është se procesi i vlerësimit të testeve do të mbikëqyret edhe nga grupe pune të ngritura nga MAS, duke garantuar cilësi më të lartë vlerësimi.

 

r.k./Shqiptarja.com