Zjarr i përmasave të mëdha në fshatin Malina në Berat, digjen 3 ha plantacione me ullinj, dyshohet i qëllimshëm, ende vatra aktive

29 Tetor 2021, 10:32 | Përditesimi: 29 Tetor 2021, 10:32

Plantacionet me ullinj në fshatin Malinat në Berat janë përfshirë nga flakët.

Flakët janë shfaqur fillimisht në një prej parcelave të zonës kodrinore të fshatit, por të favorizuara nga era ato janë përhapur në të gjitha plantacionet me ullinj me shpejtësi.

KT/Shqiptarja.com