Zjarr në Malin e Thatë, përfshihen nga flakët 10 hektarë kullotë, zjarrfikësit në vendngjarje

13 Nëntor 2021, 14:15 | Përditesimi: 13 Nëntor 2021, 14:15

 

KORÇË- Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë Malin e Thatë në Korçë, ku si pasojë e flakëve deri më tani janë djegur rreth 10 hektarë kullotë. Burime bëjnë me dije se zjarri ka nisur që prej mbrëmjes së djeshme, ndërsa flakët kanë rënë në majë të malit. 'Report Tv' sjell pamje nga vendi i ngjarjes, ku duket tymi i shumtë që ka përfshirë zonën.

r.k./Shqiptarja.com