Zjarret në vend/ Avioni kroat ndërhyn për shuarjen e vatrave në Lofkënd, në Finiq vijojnë aksionin ata suedezët

8 Gusht, 14:19 | Përditesimi: 8 Gusht, 14:19

Në Mallakastër e Finiq vijon puna për shuarjen e zjarrit. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu përmes një njoftimi në rrjetet sociale bën me dije se për neutralizimin e flakëve në fshatin Lofkënd ka ndërhyrë avion Canadair i Forcës Ajrore kroate.

Ndërkohë në Finiq që prej orëve të mëngjesit shërbimit zjarrfikës i janë bashkuar dy avionë suedezë dhe një helikopter i Forca Ajrore.

E.H/Shqiptarja.com