Zjarret/ Rama kritika kryebashkiakëve: Keni pasur dobësi, Perfektura e Korçës ka 1491 forca aktive, nuk ka angazhuar as gati 70% të tyre! Plan për trajnimin

8 Tetor, 12:14

Kryeministri Edi Rama, në takimin me kryebashkiakët u ndal edhe tek situata e zjarreve. Rama tha se ka pasur dobësi nga ana e bashkive sa i përket menaxhimit të këtyre emergjencave. Rama u ndal në dy shembuj konkret, tek Perfektura e Korçës për të cilën thotë se nga 1491 forca aktive që ka të deklaruara, në raste zjarri ka aktivizuar vetëm 342 forca dhe më pas ka kërkuar ndihmën e Forcave të Armatosura dhe sërish rezultati sipas Ramës nuk ka qenë në një nivel me Shkodrën, të cilën e vlerësoi.

    No videos found.