Zjarri në Zhamë të Lushnjës, ministri Balla mbërrin në terren për të ndjekur nga afër situatën

5 Shtator 2023, 22:58

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka mbërritur në Lushnje për të parë nga afër situatën e krijuar nga një zjarri i madh që ka përfshirë pasditen e sotme kodrat me ullinj në fshatin Zhamë Sektor, Njësia Dushk. 

Si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën sipërfaqe të konsiderushme me ullinj, bimësi dhe shkurre, duke rrezikuar edhe banesat. 

Dhjetëra forca zjarrëfikëse,  punonjës të Policisë dhe administratës së bashkisë janë të angazhuara prej më shumë 4 orësh për vendosjne në kontroll të zjarrit. Aktualisht flakët nuk rrezikojnë banesat përreth.