Zyra e Rikuperimit të Aseteve, Balla: Do gjurmojë pasuritë e fshehura të krimit, shpresoj të kemi edhe mbështetjen e opozitës

20 Qershor, 10:27

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, siç ka paralajmëruar, tha se është gati një pr.ligj që parashikon ngritjen e Zyrës së Rikuperimit të Aseteve kriminale. Ministri kërkoi edhe mbështetjen e opozitës në përpjekjen e qeverisë për të goditur krimin e organizuar. Balla tha për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema se kjo zyrë që do të ngrihet pranë Policisë së Shtetit ka si qëllim të gjurmojë pasuritë e fshehura të krimit, një praktikë kjo që ndiqet në disa vende të BE.