Zyrtari i DASH kundër korrupsionit në Tiranë takon Dumanin e prokurorët e SPAK, Richard Nephew: SHBA-të janë të përkushtuara për t'i dhënë fund pandëshkueshmërisë

20 Qershor, 19:18

Koordinatori për Anti-Korrupsionin Global i qeverisë Amerikane, Richard Nephew ndodhet në Tiranë për të riafirmuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për reformat në drejtësi, përpjekjet kundër korrupsionit dhe qeverisjen e mirë.