-
VIDEO
Deputeti socialist Frrok Gjini kërkon futjen në seancë të atyre që nuk janë dënuar, Spiropali: Ata që i pengojnë bëjnë akt të rëndë ndaj tyre dhe Gardës
Në nisje të seancës së sotme, deputeti socialist Frrok Gjini i kërkoi kryeparlamentares Spiropali që të lejohet futja në sallë e deputetëve që nuk janë përjashtuar nga Sekretariati i Etikës. Deputetët e PD-së të përjashtuar u bënë barrikadë sot sepse tentuan moslejimin e deputetëve të PS-së të futen në sallë.
-
VIDEO
'Ne nuk kemi hyrë kurrë me benzinë në parlament', Braçe ironizon: Në sallë shahen, te klubi pastaj të gjithë puthen
Në mbyllje të seancës së sotme, deputeti socialist Erion Braçe u shpreh për gazetarët se PS kur ka qenë në opozitë nuk ka marrë kurrë benzinë me vete në Kuvend.
-
VIDEO
'Si do vijojë aksioni?' Bardhi: Si të na teket! Radhën e ka kryeministria
Gazment Bardhi foli për mediat në mbarim të aksionit të sotëm të opozitës jashtë Kuvendit me përplasje me Gardën dhe dpeutetët socialistët. I pyetur si do vijojë aksioni, Bardhi përgjigjet: Si të na teket.
-
VIDEO
Janë të përjashtuar, deputetët PD tentojnë të futen në Kuvend nga hyrje dytësore, por dyert janë të mbyllura
Deputetët e PD-së të përjashtuar po përpiqen të hyjnë në kuvend përmes hyrjeve të tjera në kuvend por dyert janë të mbyllura.
-
VIDEO
Ministrat dhe deputetët e PS gjejnë hyrje tjetër për në sallë, Bardhi nuk i ndal dot: S'ju vjen zor
Nga pjesa e pasme e Kuvendit disa deputetë të opozitës nuk kanë lejuar futjen në sallë të ministrit të jashtëm, Igli Hasani. Ndërkohë pati dhe një debat me deputetin Gazment Bardhi.
-
VIDEO
Përleshjet e deputetëve të PD-së me gardën dhe socialistët, Alibeaj, Açka dhe Merita Bakiu mbeten jashtë hyrjes së parlamentit
Deputetët Enkelejd Alibeaj, Flutura Açka dhe Merita Bakiu kanë mbetur jashtë sot pa u futur në parlament për shkak të aksionit të deputetëve të tjerë opozitarë që po përleshen me gardën dhe deputetët e PS-së për të mos i lejuar të futen në sallë.
-
VIDEO
Deputetët e PD-së i vënë flakën manekinave, Noka hedh benzinën dhe ndez zjarrin sërish
Deputetët e PD-së i kanë vënë flakën 4 manekinave që i sollën përpara derës kryesore të parlamentit.
-
VIDEO
PS vijon seancën, deputetët e PD-së vendosin 4 manekina para derës kryesore të parlamentit
Janë disa të rinj të PD që në shenjë demonstrative kanë sjellë disa manekina që kanë si fytyrë imazhet të Geron Xhafajt, Olsi Ramës, kryeministrit Rama dhe Fatmir Xhafajt.
-
VIDEO
Nallbati përze deputetin e PS nga hyrja prapa
Bledjon Nallbati ka larguar me forcë një deputet të PS-së i cili po tentonte të futej në sallën e Kuvendin nga pjesa e pasme, ku ndodhet edhe garda e republikës.
-
VIDEO
Gazetari Artan Hoxha paraqitet në SPAK, pritet të jap sqarime për komunikimet e Gardës më 21 janar
Paraqitet në SPAK gazetari Artan Hoxha lidhur me komunikimet e punonjësve të gardës para dhe pas protestës së 21 janarit.
-
VIDEO
'Ul gishtin! Ti je narko', Noka debat me ministrin Hasani dhe Niko Peleshin: O Flamur po flisni përçart
Debate mes Flamur Nokës, Niko Peleshit dhe Igli Hasani tek shkallët e parlamenti sot.
-
VIDEO
Makina e Spiropalit vjen në Kuvend, Noka: Nuk është brenda! Ka hyrë nga tualeti
Garda rrethon makinën e Elisa Spiropali që sapo erdhi në Kuvend. Noka dhe Bardhi erdhën menjëherë u afruan tek makina duke bërë thirrje të mos hapet makina dhe të mos dali Spiropali.