-
VIDEO
Beqiri: Opozita po lufton me mullinjtë e erës! Mërtiri: Janë në aleancë me Ramën, por e kamuflojnë me dhunë! Toska: Nuk ka rrugëdalje veç revoltës
Debate ditën e sotme në Studio Live me analistët Ergys Mërtiri dhe Almer Toska si dhe me avokatin Idajet Beqiri. Duke diskutuar për aksionin e opozitës në parlament me djegien e karrigeve dhe me protestën e paralajmëruar në datën 7 tetor, avokat Beqiri thekson për Arbër Hitajn se opozita nuk di se çfarë po kërkon.
-
VIDEO
PD kallëzoi në SPAK 74 deputetët e PS për mandatin e Xhaçkës, reagon Manja: Kuvendi është sovrani
Ministri Ulsi Manja, në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave ditën e sotme, teksa u pyet lidhur me padinë penale të ngritur nga PD për të gjithë grupin parlamentar të socialistëve, kryeministrin dhe disa ministra, me arsyetimin se penguan ekzekutimin e 2 vendimeve të Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës, tha se vetëm Kuvendi është sovrani lidhur me këtë çështje.
Sipas tij, Kuvendi e ka dërguar çështjen në Komisionin e Venecias për të marr një opinion.
“Edhe si ministër dhe si deputet i PS çështja është në Komisionin e Venecias, për një opinion sa herë kemi paqartësi në lidhje me një vendimmarrje. Do presim opinionin e Venecias dhe pastaj do të ketë një vendimmarrje të Kuvendit, komisioni, Kuvendi i Shqipërisë është sovrani, mbi Kuvendin nuk mund ti imponohet askush dhe prandaj Kuvendi ka vendosur që ti drejtohet komisionit të Venecias dhe i është thënë kjo është problematika, këto janë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, na jepni një opinion”, tha ai
-
VIDEO
Kaosi në mbledhjen e Sekretariatit të Etikës, Saimir Korreshi: Ju paralajmëroj, kam ngrënë groshë, nuk mbaj përgjegjësi
Mbledhja e Sekretariatit të Etikës është shoqëruar ne kaos dhe tensione të forta, pasi deputetët e PD tentuan sërish që të bllokojnë mbledhjen.
Mbledhja është shoqëruar me debate të forta, ndërsa Flamur Noka ka shkulur dhe mikrofonin e kryetares së Sekretariatit të Etikës.
Ndërkohë, deputeti i PD, Saimir Korreshi dëgjohet në një video teksa thotë “ju paralajmëroj, kam ngrënë groshë, nuk mbaj përgjegjësi”.
Korreshi bëri edhe përshëndetjen me grusht në ballë, simbol të komunistëve.
-
VIDEO
Bardhi del nga SPAK: Nuk bëhet fjalë për përgjim real! Ato procesverbale nuk ekzistojnë në përgjimet e Sky ECC
Gazment Bardhi doli nga SPAK dhe foli për mediat lidhur me ato që ai i quan shantazhe ndaj tij të ardhur në platformën Signal. Bardhi thotë se përgjimet ku del emri i Ervis Martinaj dhe Erigers Mihasit, janë jo të vërteta, biseda të sajuara.
'E dorëzova telefonin personal për këqyrjen e nevojshme dhe për të dhënat e nevojshme të SPAK, për të verifikuar mesazhet shantazhuese në platformën singal. Dua të qartësoj se ka media që edhe sot janë pjesë e skemës sepse i paraqesin të dhënat në dy procesverbale. Nuk bëhet fjalë për përgjim real. Janë prodhuar për qëllime kriminale. Ka ndodhur edhe me persona të tjerë. Menjëherë sapo u njoha me to vura në dijeni SPAK, ka të bëjë edhe me kredibilitetin e SPAK dhe me faktin që individë të caktuar përdorin të dhëna që administrohen nga kjo prokuror me përmbajtje të rreme. E konfirmuar që ai format dhe ato procesverbale nuk ekzistojnë në përgjimet e Sky. Po mbledh të dhënat edhe për mediat që i pasqyrojnë si të vërteta se po bëhen pjesë e skemë shantazhuese e deputetëve të Kuvendit.'
-
VIDEO
Ndërprenë mbledhjen e Sekretariatit të Etikës, Noka kërcënon: Flakët do shkojnë deri në Surrel
Flamur Noka ka folur me tone kërcënuese pasi ndërprenë mbledhjen e sekretariatit të Etikës, ku pritej përjashtimi i deputetëve të opozitës që shkaktuan kaos në seancën plenare të së hënës dhe dogjën karriget e Kuvendit. Noka kërcënoi duke thënë se flakët do shkojnë deri në Surrel.
Mazhoranca të kërkojë me ngulm të mos ketë opozitë në parlament. Është unike dhe këtë e bëjnë vetëm regjimet narkos, Rama dhe zonja 5 mln euro e doganave e urrejnë opozitën, kanë tmerr opozitën. Ajo flaka e karrigeve i ka tmerruar, se shohin që gjuhët e asaj flake mund të lëpijnë diku nesër nga Surreli apo thasët e parave që kanë fshehur. Ata që kanë vjedhur pronën publike, ata që kanë vjedhur 10 mld euro në këto vite, qajnë me lot krokodili pasurinë e famshme publike të një karrigeje. Kjo është fytyra e këtij regjimi, narko, bandë hajdutësh. Mendojnë se me kërcënime të tilla m
-
VIDEO
Dogjën karriget në Kuvend! PS kërkon përjashtimin e 24 deputetëve të PD-së! Noka e deputetët e opozitës pengojnë mbledhjen e sekretariatit të Etikës
Deputetët e PD-së nuk kanë lejuar zhvillimin e mbledhjes së Sekretaratit të Etikës në Kuvend që ishte parashikuar për të shqyrtuar kërkesën e PS-së për përjashtimin e 24 deputetëve të PD-së, pas veprimeve të dhunshme dhe kaosit në seancën parlamentare të 30 shtatorit.
-
VIDEO
''Po e bëj për Zenin!... Jepi 100 mijë euro Gazit për fushatën!' Bardhi shkon në SPAK! Në hyrje makina e tij përplaset me një motor
Në orën 15:00 Gazment Bardhi u paraqit në SPAK për kallëzimin e tij për shantazh pas emailit me përgjime ku shkruhej se Vis Martinaj do i jepte Bardhit 100 mijë € përmes Erigers Mihasit. Në moment teksa po hynte makina e tij u përplas nga një motor poste.
-
VIDEO
Dogjën karriget në Kuvend! PS kërkon përjashtimin e 24 deputetëve PD, mblidhet sekretariati i Etikës! Noka: Herën tjetër radhën e ka Kryesia
Pak minuta para se të mblidhet komisioni i Etikës, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike deklaroi: Herën tjetër radhën e ka Kryesia e Kuvendit.
-
VIDEO
‘ Po e bëj për Zenin!... Jepi 100 mijë euro Gaz Bardhit për fushatën!' Krimi Kibernetik nis hetimet për mesazhet e Martinajt dhe Mihasit në SKY ECC! I denoncoi deputeti
Deputeti i PD e denoncoi si mesazhe intimiduese dhe të falsifikuara, kallëzoi në SPAK. Bëhet fjalë për e-mail "Proton Mail", një shërbim i koduar, i cili ka nivel të lartë sigurie. Me origjinë zvicerane, "Proton Mail" përdor kriptim nga përdoruesi për të mbrojtur të dhënat përpara se të dërgohen në servera, ndryshe nga kompanitë e zakonshme të shërbimit "Gmail", "Outlook", etj.
-
VIDEO
‘I kanë hyrë një rruge pa krye!’ Manja për kaosin e PD-së në Kuvend: Hallet e shqiptarëve nuk zgjidhen me mosbindje që shkon në djegie e dhunë fizike!
Ministri i Drejtësisë njoftoi 128 detyrat që ka marrë përsipër Shqipëria për të realizuar në kuadër të negociatave me BE dhe thekson se s’ka rrugë tjetër veç asaj të Integrimit. Manja kritikon kaosin që shkaktoi opozita në Parlament dhe thirrjet e saj për protesta
-
VIDEO
‘ Po e bëj për Zenin!... Jepi 100 mijë euro Gaz Bardhit për fushatën!' SPAK nis hetimet! Bardhi: Dumanit i vë në dispozicion telefonin tim
Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi do të paraqitet sot në SPAK për të dorëzuar telefonin e tij në kuadër të hetimeve të një bisedave që pretendohet në “SkyECC” mes 2 personazheve të botës së krimit, Ervis Martinaj dhe Erigers Mihasi, për t’i dërguar kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, 100 mijë euro në shkurt 2021.
-
VIDEO
Dogjën karriget dhe hodhën objekte drejt kryetares së Kuvendit dhe ministrave! Bardhi e quan 'reagim spontan'! Paralajmëron sërish 'mosbindje' seancën e nesërme
Në orën 15:00 Sekretariati e Etikës do të mblidhet për të vendosur për kërkesën e PS-së për përjashtimin nga parlamenti të 24 deputetëve të PD-së.