-
VIDEO
Studio Live/ Ngjela: Opozita ka humbur ekuilibrin, historia do tallet me ta! Akuzat për Sorosin janë fëmijërore
Avokati Spartak Ngjela i ftuar në Studio Live foli mbi aksionin e opozitës së fundmi teksa ka thirrur edhe një protestë të hënën e 7 tetorit në Tiranë. Ngjela thotë për Arbër Hitajn se kërkesa për qeveri teknike, nuk mund të realizohet përderisa nuk kemi një krizë të mazhorancës.
'Nuk është politikë kjo. Politika ka një koshiencë të plotë mendimi. Qeveria teknike vjen kur bie në krizë mazhoranca. Këtu është krizë opozita. Për naivitetin e tyre dhe mungesën e ideve duhet qeveria teknike? Ajo krijohet kur ti rrit numrin e përfaqësuesve në parlament ose kur mazhoranca bie në krizë. Skemi gjëra të tilla, si mund të them të bëhet qeveri teknike? Nuk bëhet me këta. Me britma arrihet qeveria teknike. Duhet me ide. Naivitete mesjetare, nuk hoqën dorë. Pa ide nuk hyj dot as në polemikë me ta. Do zhvillim kombi, nuk do sharje, fyerje. Ti mbush rënien tënde shpirtërore duke sharë të tjerët. Kjo është nivel i ulët intelekti. Mangësi ideore.'
Lidhur me djegien e karrigeve, Ngjela sheh një humbje të ekuilibrit të opozitës.
-
VIDEO
Kaosi dhe djegia e karrigeve në Kuvend, PD ankimon përjashtimin e 24 deputetëve! PS i ‘fal’ për përplasjet e së enjtes
Partia Demokratike ka ankimuar edhe zyrtarisht përjashtimet e 24 deputetëve të saj për djegien e karrigeve të hënën në parlament. Ndërkohë që Byroja e Kuvendit duhet të mblidhet brenda 24 orëve, Report Tv ka mësuar se PS nuk do të kërkojë përjashtime të tjera për kaosin e së enjtes.
-
VIDEO
Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, edhe Prokuroria e Përgjithshme nuk merr pjesë: Gati të japim opinion
Drejtësia ka refuzuar pjesëmarrjen në komisionin Antikorrupsion. Pas SPAK, Kushtetueses, Gjykatës së Lartë , ILD edhe Prokuroria e Përgjithshme thotë se s'marrin pjesë në komision me ekspertë. Mungesa do ketë edhe nga radhët e shoqërisë civile, ku Instituti i Studimeve Politike ka deklaruar se nuk do t’i bashkohet tryezës së punës së komisioni ‘Xhafaj’.
-
VIDEO
Kaosi në Kuvend dhe protetsa e opozitës, Peleshi: Duam debat të fortë, por pa kaluar vijat e kuqe! Qeveria s’vihet në diskutim, s’ka arsye për qeveri teknike
Kreu i Grupit të PS thotë se ishte dakord për debate të forta parlamentare dhe protesta brenda kuadrit ligjor, pasi këto janë e drejtë e opozitës, por “pa kaluar disa vija të kuqe”. Në fund ai theksoi se “nuk ka arsye që Qeveria të vihet në diskutim”, teksa iu përgjigj pyetjes nëse PS do lëshonte ndaj kërkesës së PD për qeveri teknike.
-
VIDEO
'Goditëm të paprekshmit' Dumani: U sekuestruan 150 mln euro pasuri e krimit! Pavarësia e SPAK kusht themelor, të mbrohet nga ndërhyrjet a presionet e padrejta që minojnë integritetin
Kreu i SPAK, Altin Dumani, deklaroi në Forumin Rajonal të mirëqeverisjes dhe Luftës kundër korrupsionit se institucioni që ai drejton ka sekuestruar dhe konfiskuar 150 mln euro pasuri tw fituara nga krimi e korrupsioni.
-
VIDEO
Spahiu: Denoncimet kolektive të socialistëve apo demokratëve në SPAK janë anti-kushtetuese
Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar në Report Tv ka komentuar dy kallëzimet që kanë përfunduar në SPAK, ndaj 23 deputetëve të opozitës për kaosin në seancën e së hënës, si edhe kallëzimi i opozitës ndaj 74 deputetëve socialistë për çështjen ‘Xhaçka’.
Spahiu tha në emisionin ‘Frontline’ tha se denoncimet kolektive të socialistëve apo demokratëve në SPAK janë anti-kushtetuese
-
VIDEO
Kaosi dhe djegia e karrigeve të Kuvendit, Baçi në ‘Frontline’: Do bëjmë edhe më keq! Dënimi i Salianjit vendim politik
Sa i takon kallëzimit të opozitës ndaj 74 deputetëve të PS në SPAK për çështjen ‘Xhaçka’, Baçi thotë se nuk ishte hakmarrje. Sipas tij, deputetët e PS kanë kryer vepër penale pasi kanë kundërshtuar dy vendime të Gjykatës Kushtetuese duke mos dërguar për verifikim mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka, të cilën opozita e akuzon për konflikt interesi.
“S’ka qenë hakmarrje, por e diskutuar javë më parë në PD. Nuk është bërë si kundërpërgjigje se na çuan ne në SPAK, çuarja jonë në SPAK se u vëmë zjarrin karrigeve tona, s’duhet të tërhiqemi. Secili për ne merr përsipër që karrigen e vet e ka djegur vetë. Është një formë protestë që e bëjnë deputetët e opozitës, do ta bëjmë edhe më keq se kaq për gjendjen ku është katandis ai parlament.
-
VIDEO
Spahiu: Protestat radikale e forcojnë PD brenda llojit, por e largojnë nga votat qytetare
juristi Kreshnik Spahiu thotë në Report Tv se protestat radikale e forcojnë Partinë Demokratike brenda llojit të vet. Në emisionin ‘Frontline’, Spahiu thotë se protestat radikale të PD nuk ndikojnë në elektoratin gri.
"Nuk mendoj që me këtë lloj mënyrë proteste, PD rritet tek elektorati gri. Ruan votat e demokratëve, por a i rrit votat tej demokratëve? Unë them jo. Rinia e sotme, studentët e sotëm nuk janë studentë që mbështesin djegien e karrigeve as këmbët e karrigeve ndaj një gruaje në kuvend. Nuk janë forma që lartësojnë profilin e demokratëve. Koha do tregojë në maj 2025 nëse kanë zgjedhur mënyrën e drejtë apo të gabuar, unë mendoj se kjo rrugë s’do t’i rrisë jashtë llojit të tyre", tha Spahiu në Report Tv.
-
VIDEO
Spahiu: As Pjetër Arbnori që vuajti 30 vjet në burgje, nuk dogji karriget e Kuvendit socialist në 1991
Juristi Kreshnik Spahiu ka sjellë në vëmendje figurën e Pjetër Arbnorit, ndërsa po komentonte në Report Tv djegien e karrigeve të Kuvendit nga deputetët e PD. Spahiu tha në emisionin ‘Frontilne’ se Arbnori vuajti 30 vjet në burgje, por nuk dogji karriget e Kuvendit socialist në 1991.
"Protestat e forcojnë PD brenda llojit, protesta në stilin e vet është mjeti kryesor që Berisha ka dominuar mbi rivalët e tij, mbi kritikët e tij brenda spektrit të djathtë dhe që ka mundur 34 vjet të mbajë domain e liderit të krahut të djathtë. Kur është dukur si do sfumohet, Berisha ka luajtur strategjinë e protestave për t’u shndërruar në qendër graviteti opozitar. Jashtë llojit të vet elektorati gri nuk i bashkohet këtij reagimi. PD po mundohet të alternojë protestën e rrugës me aksionin radikal në Kuvend. Unë jam rritur në protestë, kam qenë pjesë e organizimeve kundër çdo kryeministri. Një nga idhujt e mi politikë ka qenë Arbori, se është nga të vetmit parlamentarë që vinte nga 30 vite vuajtje dënimi për shkak të bindjeve politike, por edhe Arbnori që vuajti 30 vite në burgjet e komunizmit nuk dogji karriget e kuvendit. Kuvendi i ‘91-‘94 ka qenë i një standardi shumë të lartë dhe i një niveli të elitave politike shumë të më lartë krahasuar me nivelin sot", tha Spahiu.
-
VIDEO
Ivi Kaso flet për bisedat me Salianjin, mandatin e Manos dhe protestën: Andrean s’e shoh te Basha, Ervini më tha...
Drejtuesi politik i PD për qarkun e Korçës në zgjedhjet e ardhshme, Ivi Kaso, flet nga Pogradeci për situatën politike në vend, nisjen e fushatës për zgjedhjet e ardhshme, dënimin e Ervin Salianjit me 1 vit burgim për “kallëzim të rremë” në dosjen “Babale” dhe për vakancën në Kuvend
-
VIDEO
Vota e diasporës, Balla në Report Tv: Ja si do funksionojë, e kemi pasur prioritet! Nga 2025, shërbimet konsullore online
Ministri Taulant Balla, njëherazi edhe drejtuesi politik i PS për diasporën, i ftuar në Report Tv ka shpjeguar se si do të funksionojë vota e diasporës në zgjedhjet parlamentare 2025. Balla tha se fleta e votimit do u dërgohet emigrantëve shqiptarë me postë. Ndërkohë, Balla sqaroi se KQZ do të ndërtojë infrastrukturën dhe të gjithë emigrantët me dokument të vlefshëm biometrik do duhet të regjistrohen në platformë që të kenë mundësi më pas të votojnë.
-
VIDEO
Afera ‘Partizani’, Balla në Report Tv: Korrupsion i pastër, kam besim te drejtësia e re
Ministri Taulant Balla thotë se ka besim tek drejtësia e re se do bëjë detyrën në zbardhjen e plotë të aferën se privatizimit të klubit Partizani. I ftuar në Report Tv, Balla, i cili është edhe një prej kallëzuesve të kësaj çështje në SPAK, thotë se privatizimi i klubit të Partizanit është forma më e qartë e korrupsionit, se si një kryeministër përdor zyrën, karrigen, firmën për të krijuar favore për të afërmit e tu.
“Mënyra e privatizimit të Partizanit ka qenë dhe mbetet një nga format më të qarta të asaj çfarë është korrupsioni. Të përdorësh zyrën, karrigen, firmën, që të ka besuar populli apo parlamenti si kryeministër, të krijosh favore për të afërmit e tu. S’ka njeri në Shqipëri që nuk e beson pastërtinë dhe provueshmërinë e veprave penale në këtë dosje. Kjo çështje i takon drejtësisë. Që nga momenti kur SPAK ka iniciuar një procedim dhe ka marrë persona në hetim dhe ka ngritur akuzat, s’kam bërë asnjë koment duke qenë se jam personi që kam bërë kallëzimin, kam besim se drejtësia do bëjë detyrën e saj”, tha Balla për gazetarin Arbër Hitaj.