-
VIDEO
Të përjashtuar nga Etika/ Deputetët e PD-së bllokojnë hyrjet në parlament, nuk do lejojnë futjen e socialistëve në sallë
Deputetët e PD-së janë vendosur në të gjitha hyrjet e parlamentit për të mos lejuar futjen deputetëve të PS-së.
-
VIDEO
Përplasja nga dera prapa! Deputetët e PD-së nuk lejojnë futjen në sallë të ministrit të Financave
D
isa deputetë të PS-së kanë arritur të futen në sallën e parlamentit megjithë aksionin e deputetëve te opozitës për të mos lejuar futjen e tyre ne sallë.
Por më tej deputetët e PD-së janë acaruar me ardhjen e gardistëve të tjerë nga pjesa prapa.
-
VIDEO
'Salianjin e morët në qafë ju! Shefi i Gardës përplaset me Nokën, Noka përplaset me shefin e Gardës! Tensione në hyrje të Kuvendit
Deputeti i PD-së Flamur Noka është pëplasur me Paulin Ndreun dhe gardistët. Shefi I Gardës ndalon hyrjen e Flamur Nokës
-
VIDEO
Deputetët e përjashtuar rrethojnë kuvendin, Flamur Noka përplaset me Peleshin
Flamur Noka përplaset me Niko Peleshin, kreun e grupit të PS-së.
“Ec! Ec' i tha Noka"Keni tre kukulla në komisionin e rregullores e përjashtoni opozitën" tha Gazment Bardhi
-
VIDEO
Tensione në Kuvend! Deputetët e përjashtuar përplasen me gardën, Noka përplaset me Peleshin
-
VIDEO
Garda nuk lejon futjen në parlament të deputetëve të përjashtuar, Bardhi: Hape pak rrugën, çfarë ka ndodhur?!
Forcat e gardës nuk kanë lejuar sot të futen në sallën e parlamentit deputetët e PD-së të cilët u përjashtuan nga Sekretariati i Etikës për sjelljen në seancën e fundit.
Nga pamjet e siguruara nga Report Tv, duket që deputetët Gazment Bardhi, Elda Hoti, Saimir Korreshi, Lindita Metaliaj, Dashnor Sula, Flamur Noka, Dhurata Çupi nuk lejohen të futen në sallë.
-
VIDEO
'Djegin parlamentin, shqyejnë mikrofonat, hidhet foltorja', debat në 'Repolitix'! Gështenja: Kolegu jonë shkoi në burg ç'duhet të bëjmë?!
Deputetët Lavdrim Krashi dhe Lefter Gështenja debatuan në 'Repolitix' lidhur me aksionin e opozitës ku u dogjën dhe karriget seancën e fundit në parlament.
Krashi: Raundi i tretë për të djegur parlamentin, për të shqyer mikrofonin, për të shqyer foltoren.
Gështenja: Ç’duhet të bëjmë kur kolegu jonë shkon në burg?
Krashi: Unë di çnuk duhet të bëjmë, nuk duhet të qëllojmë.
Gështenja: Ervin Salianji është në burg.
Krashi: Nuk i personalizoj bisedat.
-
VIDEO
'Vetëm për opozitën flisni', Gështenja përplaset me Kthupin: Mos digjni më karrige ju dhe flasim edhe për mazhorancën
uristi Rezart Kthupi dhe deputeti demokrat Lefter Gështenja debatuan në Repolitix lidhur me djegien e karrigeve në oborrin e Kuvendin nga deputetët e PD-së në seancën e së hënës.
Kthupi: Rregullorja e parlamentit nuk është kod civil. Po pati fjalë piroteknike janë brenda. Opozita kishte 5 ditë që thoshte nuk ka normalitet, kishte plan të paramenduar, dhe u nxorën karriget dhe u vu flaka. Nuk ishte veprim spontan. Marrja e benzinës me vete. Mazhoranca është në komoditetin që po i jep opozita.
-
VIDEO
Përjashtohen 24 deputetë të PD-së/ Krashi: U dogjën karrige dhe turistët na pyetën mos ka lidhje me konfliktin në Lindjen e Mesme
Në ‘Repolitix’ u debatua mbrëmjen e sotme lidhur me vijimin e aksionit të opozitës ku pritet të mbahet edhe protesta e 7 tetorit tek Kryeministria.
-
VIDEO
Dogjën karriget, dhunë e kaos në Kuvend! Ndëshkohen 24 deputetët e PD-së! Bardhi, Noka e Nallbati përjashtohen 2 muaj, 10 ditë për Palokën e 40 për të tjerët
60 ditë përjashtim nga parlamenti i ka kushtuar Flamur Nokës, Gazment Bardhit e Bledion Nallbatit djegia e karrigeve të kuvendit. 20 deputetë të tjerë u përjashtuan me 40 ditë ndërsa para se vendimi të merrej, opozita shkaktoi kaos edhe në Komisionin e Etikës. Ata do të paguajnë edhe dëmet financiare të shkaktuara në seancë, pasi grupi i punës i ngritur në Kuvend të bëjë vlerësimet.
-
VIDEO
‘Martinaj 100 mijë € për fushatë Gazit’? SPAK nis verifikimet për mesazhet që i mbërritën Bardhit
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi dorëzoi për këqyrje telefonin në SPAK, e pas verifikimeve, në dalje u tha gazetarëve se prokurorët i konfirmuan se bisedat nga SkyEcc ku pretendohet se Ervis Martinaj i ka dhënë 100 mijë euro për fushatë me kërkesë të Shkëlzen Berishës, janë të sajuara dhe nuk ekzistojnë
-
VIDEO
‘Marr fjalën për ta mbroj Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizmit të euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës
Gazetari Eljan Tanini ka komentuar në Report Tv kandidaturën e Serbisë dhe Shqipërisë për të bashkëorganizuar Kampionatin Europian të moshave U-21 në vitin 2027. Në emisonin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Tanini thotë se Shqipëria nuk duhet ta organizojë me Serbinë euro U-21 pa u zgjidhur krimet e luftës.
Ai thotë se s’duhet s’duhet të ketë asnjë marrëdhënie të rëndësishme me Serbinë pa u zgjidhur çështja e Kosovës, pa u kërkuar falje për krimet e luftës dhe pa u përulur njeriu më i rëndësishëm serb në varrin e Adem Jasharit e dëshmorëve të tjerë.