-
VIDEO
Spahiu: Berisha nuk do protestonte apo digjte Kuvendin nëse Ervin Saljani do ishte kundërshtar i tij
Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar në Report Tv thotë se Berisha nuk do protestonte apo digjte Kuvendin nëse Salianji do ishte kundërshtar i tij. Sipas Spahiut, Berisha s’do e bënte këtë aksion nëse Salianji do ishte në krahun e Bashës apo një partie tjetër.
“Mbrojtja politike është që vëllai i ish-ministrit të Brendshëm ka qenë dënuar për trafik droge në Itali, me vendim të formës së prerë. Çështja është, fakti që ka qenë i dënuar për trafik droge, nuk e merr të mirëqenë që ai përgjim është i ligjshëm, i vërtetë dhe mund të jetë i lejueshëm. Një person që është i dënuar për vrasje, apo trafik droge, nuk mundesh ti të mëshosh fakte të paqena. Publiku është i ndarë në gjysmë, gjysma thotë është i vërtetë, gjysma thotë i manipuluar me një person që interpretonte. Që të ndërtojmë një analizë reale, duhet të ndajmë ai përgjim ishte i vërtetë apo i manipuluar. Ne duhet ta ndajmë këtë edhe sikur të jetë supertrafikant ai.
-
VIDEO
‘Nuk marrim pjesë’, Lapaj ironizon protestën e PD: U zunë me partnerin! Kur janë mirë bëjnë sikur s’të njohin, bëjnë marrëveshjet me Ramën
Kreu i lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj, i ftuar në Report Tv thotë se nuk do marrë pjesë në protestën e thirrur nga PD më datë 7 tetor, pas dënimit të Salianjit. Me ironi, Lapaj thotë se u zunë me partnerin dhe dalin në protestë, e kur janë mirë bëjnë marrëveshje me Ramën.
Adriatik Lapaj: Zihen këta me partnerin dhe të shkojmë neve në protestë. Këta në korrik shkuan dhe mbyllën listat. Pse të shkojmë ne. Ne në datë 7 do jemi në qytetin e radhës, strukturim, takime në diasporë. Kur janë mirë këta bëjnë sikur s’të njohin dhe bëjnë marrëveshje me Ramën.
Bledion Nallbati: Politika bëhet kështu si thua ti, të copëtoj sa më shumë nga votat e opozitës, ky është shërbimi më i mirë ndaj Ramës.
Adriatik Lapaj: Ti Zeusi, vetëm do i thyesh të gjithë. Është në vitin 12 Rama në pushtet, këti 12 vjet për ta çmontuar i kam ndaluar unë? Unë tani kam një vit.
Gazetari Ilir Babaramo: Do dilni për të protestuar?
Adriatik Lapaj: Në këtë rast nuk bëhet fjalë.
-
VIDEO
Spahiu pyet: Nëse Rama ka urdhëruar burgosjen e Salianjit, pse 12 vjet s’e bëri për Berishën dhe Metën?
uristi Kreshnik Spahiu thotë se në aspektin politik, PD nuk humb vota me dënimin e Salianjit. I ftuar në Report Tv, Spahiu u ndal edhe tek Sali Berisha dhe Ilir Meta. Për shkak të pretendimit që ngre opozita se Rama ka urdhëruar burgosjen e Salianjit, Spahiu pyet se përse 12 vjet s’e bëri për Berishën dhe Metën?
Në emisionin ‘5 Pyetjet’ nga Ilir Babaramo, Spahiu tha se Rama nuk mund të konsiderojë Salianjin si njeriun më të rrezikshëm dhe mos të burgosë Metën e Berishën, që kanë më shumë peshë politikisht.
-
VIDEO
Dënimi i Salianjit, Nallbati te '5 pyetjet': Hakmarrje politike! Lapaj: Drejtësia standard të dyfishtë
Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati, e quan një hakmarrje politike dënimin e Ervin Salianjit për kallëzim të rremë në dosjen Babale. I ftuar në Report Tv, Nallbati po ashtu tha se ky dënim është një mesazh i Ramës, që kush flet kundër tij, do pësojë të njëjtin fat.
-
VIDEO
PD dogji karriget e Kuvendit, Rama: Revoltë kundër vendimit të një gjykate!
Revoltë kundër një vendimi gjykate e quajti kryeministri Edi Rama kaosin e opozitës në Kuvend dhe djegien e karrigeve, pas dënimit të Ervin Salianjit me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen Babale.
-
VIDEO
'Deputeti që duam', Rama: Duhet të arrijmë edhe më tepër, kemi detyrim për pensionistët të bëjmë hapin e rëndësishëm
Kryeministri Edi Rama ishte sot në takim me kandidatët e platformës 'Deputeti që Duam'. Ai tha se Shqipëria sot është shumë më ndryshe nga sa ishte kur PS mori pushtetin, por shtoi se punët e arritura deri tani duhet që t’i motivojnë për të bërë edhe më shumë.
“Kur shikon të shkuarën e këtyre viteve, ka disa gjëra që janë aty dhe flasin vetë. Ne kemi qenë një vend me 3300 euro për frymë, sot jem i më 9300 euro për frymë. Ky trefishim nuk është diçka që ne mund të themi çohuni shqiptarë dhe duartrokisni, por flet për një rrugë transformimi. Kur ne nisëm detyrën, kishim të gjitha vendet e rajonit, veç Kosovës, para nesh në të ardhura për frymë. Sot ne kemi para nesh vetëm Malin e Zi dhe Serbinë, që kanë 11600, 11300 euro për frymë.
156 euro ishte paga minimale kur morëm detyrën, sot është 400… Këto nuk na duhen që ne të ulemi dhe shijojmë pamjen e Shqipërisë që kemi ndërtuar, por që të kuptojmë që sa shumë kohë është humbur më parë, dhe sa shumë më tepër mund të bëjmë ne.
Sot kemi një eksperiencë që nuk e kishim, një pozicion të vendit që nuk e kishim, qoftë pozicion të brendshëm ekonomik që jemi në kushte që të bëjmë realisht një ekonomi gjithëpërfshirëse. Për pensionistët kemi një detyrim të bëjmë një hap të rëndësishëm”, u shpreh gjatë fjalës së tij Rama.
-
VIDEO
Dënimi i Salianjit, PD kaos në Kuvend! Noka hedh benzinën, Nallbati u vë zjarrin karrigeve në oborr
Mes zjarrit, tymit dhe dhunës u zhvillua seanca plenare. Në një aksion të nxitur pas dënimit të Salianjit, demokratët rikthyen kaosin në Kuvend. Noka dhe Nallbati dogjën karriget në oborr , ndërsa Bardhi qëlloi drejt kryetares së Kuvendit me sende të forta. PS dënon dhunën e kërkon hetim nga organet ligjzbatuese. Rama nuk ishte i pranishëm.
-
VIDEO
Braçe ishte duke folur në Kuvend, ja momenti kur Bardhi i afrohet dhe i shkul mikrofonin
Me tensione dhe përplasje është zhvilluar senaca e sotme në Kuvend.
Përplasje ka pasur edhe mes deputetit të PS Erion Braçe dhe kreut të Grupit Parlamnetar të PD Gazment Bardhi.
Teksa Braçe ishte duke folur, Bardhi është afruar dhe i ka shkulur mikrofonin duke mos e lejuar që të vijoj fjalën.
-
VIDEO
Karrige të djegura në parlament/ Valteri: Nuk bëhet për Salianjin! Ervinit ja futi Gazi me Alibeajn! Lapardhaja: Opozita është vetëdjegur
Ish deputeti Halit Valteri dhe analisti Namir Lapardhaja komentuan në ‘Studio Live’ kaosin e sotëm në seancën plenare të Kuvendit ku u dogjën dhe një pjesë e karrigeve të parlamentit prej deputetëve të opozitës.
-
VIDEO
'Babalja'/ U dënua për kallëzim të rremë, Salianjit i ndërpritet mandati!
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali njoftoi mes kaosit në fillimin e seancës së sotme ndërprerjen e mandatit të Ervin Salianjit.
-
VIDEO
Kaosi në Kuvend, deputetët e PD: Këtë pamje do ta shihni çdo seancë, Berisha dhe Salianji janë të burgosur politik
Pas djegies së karrigeve jashtë Kuvendit, deputetët e opozitës, në një prononcim për media, kanë paralajmëruar se kaosi do të vijojë edhe në seancat që do të vijnë.
-
VIDEO
Deputetët e PD sende të forta drejt Spiropalit, Braçe: Iu rrezikua jeta, të merren masa! Këta kanë vrarë njerëz në mes të Bulevardit
Deputeti i PS, Erion Braçe ka reaguar pas skenarëve të dhunës së deputetëve të PD, të cilët hodhën edhe sende të forta drejt kryetares së Kuvendit. Braçe ka kërkuar të merren masa, duke thënë se iu rrezikua jeta Spiropalit. “Është marrë jeta në mes të bulevardit ashtu siç jeta e njerëzve që mendojnë ndryshe nuk llogaritet fare”, tha Braçe.