-
VIDEO
Irani sulmon Izraelin me 400 raketa/ Krisafi: BIlanci vetëm dy të plagosur! Tregon mungesë kapacitetesh, për izraelitët është momenti i artë
Irani sulmoi sot Izraelin me qindra raketa, si shenjë hakmarrje për vrasjen e kreut të Hezbollah, Nasrallah. Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ledjon Krisafi dha më shumë detaje mbi këtë sulm në ‘Studio Live’.
-
VIDEO
Kaosi i PD në Kuvend/ Erion Braçe në 'Studio Live': Një njeri që hyn në Parlament me benzinë nuk vjen për të folur për demokracinë por për të vrarë
Deputeti socialist Erion Braçe komentoi në Studio Live dhunën e opozitës dhe PD-së në seancën e fundit plenare, ku u dogjën dhe karriget e parlamentit. Braçe thotë për Arbër Hitajn se në kohën e tyre në opozitë nuk kanë marrë kurrë benzinë me vete në sallën e parlamentit
-
VIDEO
Asllan Dogjani habit në 'Frontline Interview': Edhe socialistët ndalin Lulzim Bashën dhe i thonë pse le vendin pa opozitë
Deputeti Asllan Dogjani tregoi në Studio Live se edhe socialistët janë të revoltuar me Edi Ramën. Madje thotë se shumë prej tyre ndalojnë edhe Lulzim Bashën dhe e kritikojnë pse e la vendin pa opozitë.
'S’keni parë gjë akoma, 7 tetorin i bëj thirrje në radhë të parë socialistëve. Se demokratët do dalin të gjithë. u bëj thirrje të majtëve. Edhe deputetët atje nuk dinë emrat e ministrave. Të majtët duhet të vijnë të protestojnë, për pensionet, për fëmijët. Protestat i kërkojnë më shumë socialistët se demokratët. Vetë socialistët ndalin Lulzim Bashën dhe i thonë pse le vendin pa opozitë.'
-
VIDEO
Dogjani në 'Frontline Interview': Kushtetuta amerikane parashikon që qytetarët të marrin armët kur shteti punon kundër tyre
Deputeti i PD-së Asllan Dogjani ishte i ftuar në Frontline Interview mbrëmjen e sotme ku foli për aksionin e opozitës. Ditën e djeshme deputetët e PD-së dogjën karriget në oborrin e Kuvendit, për dënimin e Salianjit me 1 vit burg. Dogjani thekson për Marsela Karapançon se sistemi i drejtësisë urdhërohet nga Edi Rama.
-
VIDEO
Politikanët në përgjimet SKY ECC? Braçe: Të hapen të gjitha, por përmes drejtësisë! Të mos mbetet asnjë gërmë, para përgjegjësisë kushdo që është i përfshirë
I ftuar sot në emisionin e Studio Live në Report TV, deputeti socialist Erjon Braçe foli edhe në lidhje me mesazhet në e-mail apo në Signal që i kanë shkuar deputetit demokrat Gazment Bardhi, që dyshohet se i është shkruar dhe kërkuar nëpërmjet SKY ECC nga biznesmeni i zhdukur prej dy vitesh Ervis Martinaj dhe ushtari i tij Erigers Mihasi, i vrarë tre vite më parë, për një pagesë 100 mijë euro për fushatë zgjedhore, që dërgohej nga Shkëlzen Berisha te deputeti i PD-së.
Bardhi e ka mohuar dhe denoncuar rastin duke kërkuar hetime nga SPAK, teksa i ka cilësuar si falsifikime dhe intimidime.
Në lidhje me këtë, deputeti Braçe u pyet për qëndrimin e tij, ku deklaroi se ishte dakord që “të hapen të gjitha komunikimet e SKY ECC” për bisedat e mundshme të politikanëve, por "nëpërmjet drejtësisë dhe të përballej me përgjegjësitë kushdo ishte i përfshirë në këtë histori".
-
VIDEO
Parti e re në zgjedhjet e 2025, themeluesja Gjata për Report Tv: Do të bëjmë revolucion, partitë e vjetra të largohen! Na janë bashkuar intelektual shqiptar të diasporës
Partia ‘Aleanca Kombëtare Shqiptare’, është partia më e re e themeluar nga Inida Gjata dhe Elena Kocaqi, e cila do të garojë në zgjedhjet parlamentare të viti 2025.
-
VIDEO
Shteti bektashi me agjendë të Serbisë? Ironizon Braçe: Edhe kur Rama ha vezë në mëngjes, këta thonë kështu bën dhe Vuçiç
Deputeti Erion Braçe bëri ironi në Studio Live teksa u pyet për shtetin bektashi mos ka lidhje me ndonjë agjendë të presidentit serb Aleksandër Vuçiç.
Braçe tha se tashmë edhe nëse Rama ha vezë në mëngjes komentuesit do e lidhin me Vuçiç.
'Jam besimtarë nuk jam gjitholog. Në këtë aspekt dijen e nevojshme për të dhënë gjykim për këtë çështje. Me sa kuptoj nuk bëhet fjalë për shtet por për entitet në përputhje me kushtetutën. Derisa të vijmë tek ndryshimi i kushtetutës do kemi mësuar. Por tani më mjafton të them që nuk jam gjitholog. Ka shumë që e bëjnë gjithologun.
Që Rama është gjithnjë i përputhur me agjendën e Vuçiçit kjo dihet tani. Edhe kur Rama del duke ngrënë vezë në mëngjes, këta thonë edhe Vuçiç ha vezë në mëngjes.'
-
VIDEO
Si u sulmua turizmi/ Braçe: Hotele në booking u goditën nga persona që nuk kanë qenë kurrë! Ka dhe faqe shqipe që kontrollohen nga Moska
Deputeti Erion Braçe tregoi në Studio Live se si u sulmuar turizmi në Shqipëri këtë vit nga jashtë vendit por edhe nga profile brenda Shqipërisë.
Sulm tjetër u bë duke reklamuar atë që ai e quan lodër kineze që goditi prodhimin vendas.
'Sulmi shkon përtej individëve, janë goditur faqe të booking nga persona që nuk ka qenë kurrë në ato hotele. Ka qenë një sulm i organizuar në turizëm që gjeti terren vendas me plazhet janë bosh apo më ndyrë që shqiptarët e Kosovës kanë braktisur Shqipërinë. kur hyrjet dhe daljet ishin masive. Shqipëria jo vetëm bosh por zhvillimet ekonomike, nga konsumi i brendshëm dëshmojnë që Shqipëria ka qenë plot dhe turizmi ka udhëhequr rritjen ekonomike në këtë 3 mujor. Ka pasur të organizuar dhe e pritshme, do kesh vënë në siklet çdo aeroport të fqinjëve.
Edhe ky tensioni që nxitet nga hiçi e ka një gjë, qëllim. Përtej pengimit të asaj çështjes negociatave me BE-në ka synim dëmtimin e degës kryesore të ekonomisë në Shqipërisë. Siç kishte një sulm të brendshëm, për tre 3 mujorë të tjerë, si bujqësia, me atë lodër kineze që na hodhi përtokë gjithë pjeprin në Myzeqe. Nuk shitëm asnjë kokërr pjepri në Myzeqe nga ajo ditë. Kurse shalqinin tonë e gjejnë sot edhe në Finlandë. Ishte fushatë e ndyrë keqinformimi me pasojë goditjen e prodhimit vendas. Kemi mbledhur të dhëna. Nga institucionet që ne jemi adresuar, kemi atashuar me qëllim të kuptojmë përmasën e fenomenit ka të dhëna për dezinformim nga Rusia. Janë të qëllimshme, ato nga Rusia janë.
Ka faqe shqipe që kontrollohen nga Moska. Ka dhe keqinformim që vjen nga Serbia. Vjen nga budallallëku, apo qëllime keqdashëse. Budallallëku shërohet, po të marrësh një lajm nga tabloidet serbe e të thuash e të emetosh në Shqipëri se Vuçiç do shpall pushtimin e Kosovës, vetë serbët e përgënjeshtrojnë lajmin. Mediat në Shqipëri nuk e përgënjeshtrojnë lajmin. Është budallallëk, apo është i qëllimtë.'
-
VIDEO
Deklaratat e Paro Laçit në Report Tv për tragjedinë e Otrantos, Erion Braçe: Nuk kishte guxuar kurrkush të thoshte që Berisha ishte fajtor
Deputeti Erion Braçe komentoi dhe deklaratat e ish presidenti të Partizanit Paro Laçi ditën e djeshme në Studio Live ku solli dëshmi tronditëse duke fajësuar Berishën për tragjedinë e Otrantos. Braçe theksoi për Arbër Hitajn se duhen marrë në pyetje aktorët kryesor.
Sakaq, lidhur me privatizimin e ish klubit Partizani, vlerësoi rolin e Bujar Leskajt në qeverinë e Berishës në atë kohë që si ministër nuk firmosi për ndryshimin e destinacionit të terrenit sportiv.
'Mendoj se Laçi dëshmoj për gjëra shumë më të rëndësishme se kjo. Ajo që tha për pëmbytjen në Otrantos është e tmerrshme. Nuk ka guxuar kurrkush ta thotë. Është dëshmitar në vetë të parë. Ashtu siç është Paolo Forresti. Siç ka të tjerë në Itali. Që komunikuan në vijim. Është ngjarje për tu pyetur aktorët kryesor. Sepse janë mbytur fëmijë të vegjël atje në varrezën e madhe të Otrantos.
E para mbi të gjitha nuk dua të komentoj për meritën e çështjes. Jam vënë në dijeni të historisë nga ikona të Partizanit, si një nga tifozat e Partizanit. Është çështje zemre. Të vjen dhe të vënë në dijeni Bejkush Birçe. Vjen me shqetësimin e madhe që është klub historik. Nuk ka klub në Shqipëri që të ketë ndërtuar një strukturë si kjo. Ishte një gjë e tmerrshme. Dhe më pas u vura në dijeni të mësoja dhe më bëri përshtypje që ndryshoi ligji 3 herë për sportin. Një herë me kontributin e Leskaj për të mos lejuar. Duhet t’ia njohim meritën.
Nuk lejoi me ligj ndryshimin e destinacionit të terrenit sportiv. Edhe tek aneksi i Qemal Stafës dhe aneksi i Dinamos. Leskaj nuk lejoi. Ishin shumë aktorë të përfshirë. Nuk lejoi as tjetërsimin e Kinostudios. Ndryshimi i dytë që u zbut dhe i treti që u bë fushë. Jam çuar në parlament, kam marrë përgjigje fyese dhe tallëse. I dola borxhit kur bëra një propozim kur pranova të shkojnë tek ish pronarët por pa lejuar ndryshimin e destinacionit. Dhe u bë ajo ngulje betoni pa kursyer asnjë cm2.'
-
VIDEO
'ADN e PD-së është dhuna', Braçe: Duan të pengojnë integrimin e Shqipërisë në BE! Edhe korrupsionin e kanë pasur të përgjakshëm
Deputeti i PS-së Erion Braçe duke komentuar dhunën e djeshme të PD në kuvend, theksoi se ADN e kësaj partie është dhuna si në opozitë ashtu dhe në mazhorancë. Braçe shtoi se edhe korrupsionin ata e kanë të përgjakshëm si në rastin e 21 janarit apo masakrën e Gërdecit.
'ADN-ja e kësaj partie është dhuna. Si në opozitë dhe në pushtet, nuk identifikohen me një sjellje paqësore. Kanë në ADN-në e tyre vetëm dhunën. Kanë vrarë njerëz në 21 janar, duke dëshmuar që nuk e kanë për gjë për të vrarë njerëz. Kur vret kundërshtarët politik çfarë të na bëjnë më. Jam dëshmitar, i gjithë dhunës që këta kanë shkaktuar. Çfarë do bëjnë të hënën? Do vrasin. E kanë bërë disa herë. I kanë vënë zjarrin. Çfarë do bëjnë më shumë? Kujt i intereson kjo? Dje në komisionin e integrimit, Shqipëria kaloi kuadrin negociues. Më datën 15 tetor hapen negociatat me BE-në dhe fillon negocimi me kapitujt e parë. E mbani mend çfarë i thanë këtij kur doli me hu tek selia e PD-së?
Këta duan të pengojnë me çdo kusht integrimin e Shqipërisë në BE. Nëse jemi në këtë pikë që çelim negociatat ka ardhur si rezultat i arritjeve të drejtësisë në Shqipëri dhe faktorëve të tjerë ekonomike dhe financiare. Çfarë të negociojmë? E dëgjuat dje kryetarin e partisë së këtyre? Pas këtyre ka ngjarje, ai zotëria atje lidhet me hetimin, ndërsa zotëria i partisë numër dy po hetohet për një çështje që Berisha e ka akuzuar në sallën e parlamentit, për CEZ/DIA. Por Fredi Beleri, për çfarë ishte në burg? Ka barrë kriminale që nuk ia kemi hedhur ne. Ka mbi kurriz atë që ia ka hedhur vetë Greqia. Të piqen 26 veta në Gërdec dhe nuk duhet të merret asnjë.
Për këta korrupsioni ishte i përgjakshëm. Kanë në thelb gjakun dhe mendojnë se nuk duhet hetuar njeri. Të bëhen burra dhe të shkojnë të përballen.'
G.K/Shqiptarja.com
-
VIDEO
Kaosi i PD në Kuvend/ Erion Braçe në 'Studio Live': Nuk kemi hyrë kurrë me benzinë në parlament për të djegur sallën
Deputeti socialist Erion Braçe komentoi në Studio Live dhunën e opozitës dhe PD-së në seancën e fundit plenare, ku u dogjën dhe karriget e parlamentit. Braçe thotë për Arbër Hitajn se në kohën e tyre në opozitë nuk kanë marrë kurrë benzinë me vete në sallën e parlamentit
-
VIDEO
DOKUMENTI/ U dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen 'Babale', Ervin Salianji kërkon pezullimin e vendimit në Gjykatë të Lartë
Ish-deputeti i PD, kërkon pezullim të dënimit me 1 vit burg, deri në marrjen e vendimit nga Gjykata e Lartë. Apeli la në fuqi më 26 Shtator vendimin e shkallës së parë. Ja pikat ku mbështet pretendimet ligjore për vendimin e padrejtë dhe me pasoja të rënda