• VIDEO

    Rama në OKB: Kosova nuk duhet mbajtur peng me pretendime! Pritëm hebrenjtë e iranianët, i shtrimë dorën edhe Italisë fqinje

    Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku vuri sërish në dukje mikpritjen e popullit shqiptar ndaj hebrenjve në luftën e dytë botërore, si dhe ndaj afganëve dhe iranianëve të dëbuar nga vendi i tyre. Rama gjithashtu vlerësoi përpjekjet e 12 viteve të fundit në Ballkanin Perëndimor për paqe mes liderëve politik.

     
  • VIDEO

    Rama në OKB: Kosova nuk duhet të mbahet peng nga askush

    Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Kombëve të Bashkuara tha se Kosova nuk duhet të mbahet peng nga askush, as nga pesë shtetet e BE që nuk e njohin.

    Po ashtu Rama foli edhe për luftën në Ukrainë, ndërsa i bëri thirrje Rusisë që ta ndalë këtë agresion. 

    “Të gjithë në Ballkanin Perëndimor të bëhemi bashkë dhe të planifikojmë të ardhmen tonë së bashku. Është bindja e palëkundur që të shohim të ardhmen. Agresioni rus kundër Ukrainës duhet të na shërbejë si një zile alarmi. Ballkani Perëndimor është në një pozicion shumë më të mirë sa ka qenë ndonjëherë, por duhet të punojmë pareshtur me aleatët tanë që kthimi në të shkuarën të jetë i paimagjinueshëm.

    Çdo paralele e hequr artificialisht në Kosovë e Ukrainë ka për qëllim të shpërqendrojë këdo që është në këtë ndërtesë, por Kosova është një pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar. Nuk duhet mbahet peng nga askush me pretendime e justifikime të rreme, duke e nisur me 5 shtete anëtare që nuk e njohin Kosovën.

    Në vitin e tretë të luftës në Ukrainë ndihemi të detyruar që Rusia duhet ta ndalë, një katastrofë e ngjizur nga një vendimi i një vendi, nga një ëndërrimtar delirant. Ne duam paqe, dhe duam të kem paqe mes Ukrainës dhe Rusisë sa më shpejt të jetë e mundshme. Po kërkojmë një paqe të drejtë të mbështetur në kartën e këtyre Kombeve të Bashkuara, një paqe që nuk mund ta minojë Ukrainën dhe të drejtën e saj.

    Pritëm në Tiranë Zelenskyn. Shqipëria do vazhdojë krah Ukrainës, për sa kohë të jetë e nevojshme. Një tjetër luftë po vlon, në Lindjen e Mesme. Nuk ka vend për Hamasin në një vend ku duam të jetojmë. Duhet të rikalibrojmë busullën tonë morale në Lindjen e Mesme, por nuk ka asnjë busull që mund të normalizojë terrorin e Hamasit, është njësoj si të pranoje të bashkëekzistojë me një formë të mbrapsht nazizmi. Konfirmojmë mbështetjen në zgjidhjen e konflikteve në Lindjen e Mesme", tha Rama. 

  • VIDEO

    I vetmi nga kolegët që e priti në burgun e Fierit/ Luan Baçi: Salianji një nga deputetët më të spikatur! PD do kalojë në një stad tjetër të të bërit opozitë

    Deputeti Luan Baçi ishte i vetmi nga deputetët opozitarë që e priti Ervin Salianjin të vinte në burgun e Fierit, ku do vuajë dënimin me 1 vit burg. Baçi paralajmëroi në fjalën e tij për gazetarët se aksioni i PD-së tashmë do jetë ndryshe dhe do kalojë në një stad të ri. 

     
  • VIDEO

    Ervin Salianji mbërrin në burgun e Fierit

    Vetëm pak orë pasi u fut në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ku u vetëdorëzua, deputeti Ervin Salianji ka mbërritur në IEVP Fier, ku do të vuajë dënimin me 1 vit, pas vendimit të Apelit të Përgjithshëm lidhur me kallëzimin e rremë në dosjen Babale.

  • VIDEO

    Ideja e shtetit bektashian/ Arian Galdini: Nuk më tremb koncepti i shtetit! Por pikëpyetja vjen si e prezantoi Rama në OKB

    Kujtim Gjuzi dhe Arian Galdini komentuan idenë e Ramës të paraqitur në OKB, për ngrijten e një shteti bektashian në Tiranë. Gjuzi shprehet se mund të krijohet banka bektashiane por jo një shtet. Ndërsa Galdini parimisht nuk është kundër, por jo me idenë e kryeministrit dhe me mënyrën e paraqitur direkt në OKB. 

  • VIDEO

    Kujtim Gjuzi e zbulon në 'Studio Live': Po punojmë me Bashën, në zgjedhje hyjmë me të! I bëj thirrje Berishës ta fali, ta pranojë në PD

    Kujtim Gjuzi zbuloi në 'Studio Live' se në zgjedhjet e ardhshme Lulzim Basha do të jetë pjesë e koalicionit me të dhe me të tjerë nën petkun e harkut 'euroatlantik'. Ndërkohë i bëri thirrje Berishës të pranojë sërish në PD djemtë plangprishës si Basha apo Azgan Haklaj.

  • VIDEO

    Tirana në Panelin e OKB-së, Veliaj: Shpërblim për punën e bërë, vijmë me 3 projekte! Vota e diasporës, premtim i mbajtur

    Veliaj vlerëson pjesëmarrjen e kryeqytetit shqiptar për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Qyteteve në Nju Jork. Duke u ndalur te takimet që zhvilloi së bashku me kryeministrin Rama me shqiptarët në SHBA, ai tha se “pati vlerësime për mbajtjen e premtimin për të mundësuar votën e diasporës”

  • VIDEO

    Idajet Beqiri: Salianji bëri akt të turpshëm! Ndryshuan zërin dhe ofruan 300 mijë euro! Si nuk u skuqet faqja?

    Beqiri mendon Salianji ka bërë një akt të turpshëm me inskenimin e dosjes Babale. 

  • VIDEO

    Dosja Babale/ Salianji dorëzohet në Policinë e Tiranës: Do përballem me regjimin aty ku ma kërkoi, refuzova ngujimin në seli! Dënimin e vuan në burgun e Fierit

    Deputeti Ervin Salianji dorëzohet në Policinë e Tiranës, pasi Apeli konfirmoi dënimin e tij me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen Babale. Ky ishte një vendim i marrë nga vetë Salianji, pasi në Policinë e Tiranës mbërritur urdhri i arrestit i firmosur nga prokurorja e Tiranës Elona Alvora.

    • VIDEO

      Salianji dorëzohet në Policinë e Tiranës: Betejë që nuk përfundon, do t’i çmontojmë banditët

      Deputeti Ervin Salianji u dorëzua në Policinë e Tiranës, ndërsa aty pranë ishin edhe një grup i vogël mbështetësish të thirrur nga PD. Salianji para se të dorëzohej në Policia, tha se kjo është një betejë që nuk përfundon dhe se do t’i çmontojnë banditët.

      "Është një betejë që nuk përfundon. Asnjë sakrificë nuk shkon dëm, në përballje me regjimin secili merr kostot e veta, shumë prej qytetarëve që janë mbledhur këtu, kanë vuajt represionin e qeverisë e vuan në mënyrë të përditshme goditjen që u bën përmes përdorimit të institucioneve, vjedhjes, tatimeve, doganave, policisë, përmes varfërisë, banditëve. Ne do ti çmontojmë banditët dhe dita e demokratëve dhe qytetarëve do të vijë", tha Salianji. 

    • VIDEO

      Salianji del nga selia e PD për t’u dorëzuar: Do përballem me regjimin aty ku e kanë kërkuar, refuzova ngujimin

      Ervin Salianji doli nga selia e PD për t’u dorëzuar në Policinë e Tiranës pasi Apeli i konfirmoi dënimin me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen Babale. Në një prononcim të shkurtër për mediat, Salianji tha se do të përballet me regjimin aty ku ia ka kërkuar.

      “Çdo përpjekje që kam bërë dhe do bëj është për interesin publik, këta s’do ngopen me të keqen, ne s’do ngopemi duke bërë mirë dhe të forcojmë demokracinë ku të sundojë shteti i së drejtës. Pavarësisht se gjatë diskutimeve, grupi i PD ka vendosur të ngujohej me idenë e një përplaste që qartë duke qenë se është vendim politik, por duke qenë se unë jam shprehur se do përballen kudo që ta kërkojnë, duke privuar lirinë 1 vit, do ta bëj betejën aty. Beteja do jetë një betejë që shpresoj të frymëzojë të gjithë qytetarët. Ne s’jemi siç thotë Edi Rama, që më të mirë se ne s’ka, ne jemi më të mirë se ta”, tha Salianji.

    • VIDEO

      Salianji në burg/ Avokati Edmond Petraj: Është viktimë e klaneve brenda PD-së! Aludohet se ka pasur pjesë edhe SHIK i atëhershëm i Berishës

      Avokati Edmond Petraj mendon se Salianji është vënë në kurth nga klanet brenda PD-së dhe ish SHIK i Sali Berishës.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv