-
VIDEO
PD del bllof me denoncimet? Bardhi: Kështu na përqeshnin edhe për Elvis Rroshin, pastaj thonin nuk komentojmë drejtësinë
Deputeti Gazment Bardhi hodhi akuza të fortë ndaj Ramës dhe mazhorancës për burgosjen e Ervin Salianjit. Ndërkohë përmendi dhe dosjen Xibraku ku sipas tij Taulant Balla nuk merret në pyetje nga SPAK edhe pse deklaroi se e njeh të paidentifkuarin në atë dosje.
'Më gjeni një vend ku ndodh diçka e tillë përjashto Rusinë. Tentuan të njëjtën gjë, keni dëgjuar ta thërrasin Ballën në SPAK. Tha e di të paidentifikuarin në dosjen e Xibrakës. E di kush është. Keni dëgjuar SPAK ta thërras. Kush është meqë je ministër? Plani ishte të gjeni një aktor dhe ta bënin Ols, siç gjetën një aktor dhe e bënë Geron.
Nuk ka dalë kurrë bllof PD me asnjë denoncim të saj. Kështu na thonin kur thoshim që Elvis Rroshi është kriminel i dënuar. Pastaj thonin nuk komentojmë vendimet e drejtësisë. Kështu thoshin dhe për Saimir Tahirin. E shpallën kampion Tahirin së bashku me kushërinjtë. E vërteta vonon por del në sipërfaqe. Nuk ka PR që llumin ia kthen në ar. Sot jemi të gjithë Ervin Salianji.
Deputeti Salianji ka dorëzuar një amendament që asnjë deputet i Kuvendit të përfitonte nga amnistia. Kërkesa është në Kuvend, sepse deputetë nuk e bëjnë amnistinë për veten e tyre por e bëjnë për qytetarët. Ka dorëzuar amendament që nga amnistia të përjashtohet çdo deputet i Kuvendit të Shqipërisë.'
-
VIDEO
Dënimi i Salianjit, Bardhi sulmon gjyqtarët si Berisha: Mjeranë, jeni armikë të PD! Do iu trajtojmë si anëtarë të organizatë kriminale, vettingun do ua bëjmë ne
Me tone të ashpra, Gazment Bardhi ka sulmuar trupën gjykuese të Apelit që konfirmoi vendimin me 1 vit burg për deputetin Ervin Salianji për kallëzim të rremë në dosjen Babale. Nga selia e PD, Bardhi iu drejtua gjyqtarëve me të njëjtën gjuhë si Berisha, ndërsa i quajti armikë të PD dhe anëtarë të organziatës kriminale.
-
VIDEO
Bardhi: Rama mori autorësinë! Iu drejtua me gisht Salianjit në seancën e 12 shtatorit dhe i tha do shkosh në burg
Deputeti Gazment Bardhi sot në konferencën me gazetarët pas mbledhjes së grupit të PD-së, tha për mediat se vendimi ndaj Salianjit u mor nga Edi Rama. Sipas tij, Rama iu drejtua Salianjit në seancën e 12 shtatorit duke i thënë se do shkonte në burg.
-
VIDEO
Dënimi i Salianjit, Bardhi paralajmëron skenarë kaosi: Nuk do ketë marrëdhënie normale në Kuvend
Përpos protestës, PD pritet që të përshkalëlzojë aksionin poltik edhe në Kuvend. Pas mbledhjes së grupit të PD, Gazment Bardhi tha se do mbëhstesin vendimin e Ervin salianjit për t’u dorëzuar në polici, pasi Apeli konfimroi vendimin me 1 vit burg për kallëzim të rremë. Bardhi tha se ky ëhstë një vendim poltik dhe opozita po burgoset me urdhrat e Ramës. Ai tha se nga ky moment, nuk do të ketë asnjë marrëdhënie normale në Kuvend.
-
VIDEO
U paralajmërua ngujim në seli/ Bardhi: Do respektojmë vendimin e Salianjit që do vetëdorëzohet në burg edhe pse pa prova
Në fjalën e tij pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha se vendimi ndaj Salianjit ishte politik i marrë me urdhër të Ramës. Për këtë arsye ai paralajmëroi veprime politike ndaj mazhorancës. Si fillim u mendua ngujim i deputetëve në seli për të mos dorëzuar Salianjin, por ky i fundit ka zgjedhur të dorëzohet vetë sot në orën 16:45.
-
VIDEO
PD mobilizohet me protesta për Salianjin, Braçe: S' ka lidhje me të, duan të sabotojnë integrimit në BE! Tabaku: S’ka provokim që ndan PD nga BE
Tensionin në rritje të opozitës dhe paralajmërimet për një aksion të fuqishëm që nisën fill pas dënimit me 1 vit burg të Ervin Salianjit, të cilin demokratët e cilësojnë si “të dënuar politik”, për ish-numrin dy të qeverisë kanë një tjetër prapaskenë.
-
VIDEO
Dënimi i Salianjit me 1 vit burg, Klosi në Report Tv: U inskenua një skenë e tërë për të denigruar ministrin e kohës! I dënuari i parë politikisht është Fatos Nano
Opozita e ka cilësuar dënimin e deputetit të PD Ervin Salianjit me një vit burg si një vendim politik.
Lidhur me këto akuza ish-kreu i SHISH Fatos Klosi, i ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu u shpreh se u inskenua një skenë e tërë që të denigrohej ministri i kohës Fatmir Xhafaj përmes vëllait të tij.
-
VIDEO
'Letra nga burgu! Salianji tregon si do drejtojë fushatën nga qelia! S'mund as të flasë nga dritarja si Berisha
Pyetje: Si do të drejtoni një prej qarqeve ë të rëndësishme të Shqipërisë nga burgu! Ndryshe nga Berisha që mund të shfrytëzojë ballkonin, si do thërrasë ai elektoratin?
-
VIDEO
Gazetarët e pyesin nëse Basha e ka telefonuar apo dërguar SMS, Salianji i ‘dredhon’ përgjigjes: Më kanë mbështetur edhe ata me të cilët s’kemi pasur pikëpamje të njëjta
Teksa ka mbajtur konferencën me median, para se të ekzekutohej vendimi i formës së prerë të Apelit të Tiranës për burgosjen me 1 vit izolim për “kallëzim të rremë”, deputeti demokrat Ervin Salianji u pyet nëse ishte telefonuar apo kishte marrë mesazh mbështetës nga ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili në kohën kur u bë denoncimi i audio-përgjimit e ka mbështetur çështjen e “Babales”.
-
VIDEO
Orët e fundit të lirisë, Salianji: Po shkoj në burg për interes të PD-së, vetë personalisht kam humbur shumë
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ndodhet në një konferencë për median nga selia e PD-së. Kjo është dita e fundit e tij në liri, ndërkohë Policia e Tiranës ka marrë më dorë vendimin e prokurorisë së Tiranës që kërkon të ekzekutohet vendimi i formës së prerë të Apelit për dënimin me 1 vit burgim të deputetit Ervin Salianji, me akuzën “kallëzim i rremë” në dosjen “Babale”.
-
VIDEO
Ervin Salianji bëhet gati të shkojë në burg orët e fundit të lirisë! Deputeti i PD-së: Shkoj në burg për interes të PD! S'më trembin dot, do më kenë përballë
Tirane- Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ndodhet në një konferencë për median nga selia e PD-së. Kjo është dita e fundit e tij në liri, ndërkohë Policia e Tiranës ka marrë më dorë vendimin e prokurorisë së Tiranës që kërkon të ekzekutohet vendimi i formës së prerë të Apelit për dënimin me 1 vit burgim të deputetit Ervin Salianji, me akuzën “kallëzim i rremë” në dosjen “Babale”.
-
VIDEO
Pritet arrestimi i tij, Salianji: Janë publikuar dokumente! Kam denoncuar grupe kriminale dhe zyrtar të korruptuar
Teksa Prokuroria e Tiranës ka dorëzuar në Kuvend dhe në Policinë e Tiranës urdhrin e ekzekutimit të vendimit të formës së prerë të gjykatës së Apelit që e dënon deputetin demokrat Ervin Salianjin, ky i fundit ka dal në një konferencë për media.