-
VIDEO
Në pritje të burgosjes pas dënimit për kallëzim të rremë, Ervin Salianji në konferencë me gazetarët
Pak momente para se Policia e Tiranës të ekzekutojë vendimin e formës së prerë të Apelit për dënimin me 1 vit burgim të deputetit Ervin Salianji, me akuzën “kallëzim i rremë” në dosjen “Babale”, i marrë dje (26 Shtator), ka dalë në një konferencë për median.
-
VIDEO
Pritet arrestimi i Ervin Salianjit, urdhri i ekzekutimit mbërrin në Drejtorinë e Policisë së Tiranës
Postieri i Prokurorisë së Tiranës ka dërguar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ditën e sotme, zarfin me urdhrin e ekzekutimit të prokurores Elona Alvorës për deputetin Ervin Salianji.
-
VIDEO
Berisha thyen përsëri masën “arrest shtëpie”, merr takim me deputetët e PD. Momenti kur Bardhi, Noka, Paloka, Gjekmarkaj dhe Boçi dalin nga pallati
Sipas Kodit Penal, Berishës i ndalohen takimet në banesë pa lejen e SPAK dhe GJKKO, ndodhet nën arrest për dosjen "Partizani". Grupi i Partisë Demokratike është parë teksa dilnin nga godina, kurse makinat ishin të parkuara në rrugicë. Mes atyre që u panë ishin kreu i grupit Gazment Bardhi, deputetët Flamur Noka dhe Edi Paloka, Agron Gjekmarkaj, Agron Gjekmarkaj dhe Luçiano Boçi
-
VIDEO
U dënua me 1 vit burgim për kallëzim të rremë dhe pritet arrestimi, Apeli i Tiranës: Vendimi për Ervin Salianjin u mor me unanimitet!
Gjykata e Apelit të Tiranës reagoi shkurtimisht sot (27 Shtator) në lidhje me vendimin që shpalli ditën e djeshme për dosjen “Babale”, pas gati 5 vitesh procese gjyqësore dhe zvarritjeje ndaj deputetit demokrat Ervin Salianji dhe 3 të pandehurve të tjerë; Albert Veliu, Fredi Alizoti dhe gazetarit Jetmir Olldashi.
-
VIDEO
Dosja 'Babale'/ Ervin Salianji do të kryejë 1 vit burg, pritet arrestimi! Prokuroria çon në Kuvend shkresën! Deputeti i PD shkoi në selinë e Partisë
Prokuroria çon në Kuvend shkresën për arrestimin. Deputeti u dënua me vendim të formës së prerë me 1 vit burg për akuzën ' korrupsion pasiv". Grupi i PD kërkon mbledhjen e Këshillit të Mandateve, por kryeparlamentarja Spiropali nuk e thërret. Apeli i Tiranës: Vendimi u mor me unanimitet
-
VIDEO
Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime për Report TV: S'do mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!
Grupi Parlamentar i PD-së kërkoi mbledhjen urgjente të Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve në Kuvend ditën e sotme (27 Shtator).
-
VIDEO
Apeli konfirmoi 1 vit burg për Salianjin, hidhet shorti, vendimin do e ekzekutojë prokurorja Elona Alvora
Shorti në Prokurorinë e Tiranës ka caktuar ditën e sotme, prokuroren Elona Alvora për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Apelit të dënimit me 1 vit burg të deputetit demokrat Ervin Salianji.
-
VIDEO
Përgjimet e dosjes ‘Babale’/ Fredi Alizoti i tha Breçanit se gjithçka ishte false: Imitova zërin e Geron Xhafës (DOKUMENTET)
Në bisedat telefonike të zbërthyera, Breçani pranonte, më pas edhe në dëshminë në prokurori, se Fredi Alizoti i kishte treguar se kishte imituar zërin e Agron Xhafës në audio-përgjimin e publikuar nga PD, për të marrë para. Report Tv dhe Shqiptarja.com zbardhën më 9 Tetor 2018, pak pas nisjes së hetimeve nga Prokuroria, edhe përgjimet e bisedës telefonike dhe dosjen e plotë
-
VIDEO
Para ekzekutimit të vendimit nga Prokuroria dhe mbledhjes së grupit të PD, Ervin Salianji shkon në selinë blu
Teksa sot (27 Shtator) pritet ekzekutimi i vendimit të Apelit të Tiranës nga ana e Prokurorisë dhe Policisë, për dënimin me 1 vit burg të formës së prerë për “kallëzim të rremë” në dosjen “Babale”, deputeti Ervin Salianji është shfaqur mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:00, në selinë blu.
Ai është takuar me kreun e grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, teksa sot në mesditë, ora 12:00, Partia Demokratike zhvillon edhe mbledhjen e grupit.
-
VIDEO
Replika për dënimin me 1 vit burg të Salianjit!/ Rama: Drejtësia më në fund jashtë duarve të politikës! Bardhi: Frikacak, keqpërdore gjykatën! Kryeministri: Mezi prite ta heqësh qafe shokun shpifës
Replika në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të grupit parlamentar Gazment Bardhi, pasi gjykata e Apelit la në fuqi dënimin me 1 vit burg të Ervin Salianjit duke e shpallur fajtor për 'kallëzim të rremë' për përfshirje në inskenimin e audio-përgjimit të vëllait të ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
-
VIDEO
Ironia e Spahiut: A do e kthejë Rama, Fatmir Xhafën si Ministër të Brendshëm tani që u dënua Saljani?
Me ironi, pas dënimit të Ervin Salianjit me 1 vit burg, juristi Kreshnik Spahiu thotë në Report Tv se është kurioz nëse Rama do të rikthejë sërish Fatmir Xhafën is ministër të Brendshëm.
-
VIDEO
Dënimi i Salianjit, Bardhi pas mbledhjes së grupit: Shpallje lufte ndaj opozitës, vendim politik me urdhër të Ramës! Nuk i nënshtrohemi
Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi ka folur për mediat pas mbledhjes urgjente të grupit, menjëherë pasi Apeli konfirmoi dënimin me 1 vit burg për Ervin Salianjin. Bardhi në një prononcim për mediat e quajti një vendim politik me urdhër të Ramës, ndërsa sulmoi edhe gjyqtarët e Apelit. Bardhi tha se kjo është një shpallje luftë ndaj opozitës ndërsa tha se nuk do i nënshtrohen këtij vendimi.