-
VIDEO
Dënimi i Ervin Salianjit, reagon PD: Edi Rama, Geron dhe Fatzi Xhafa dënuan sot deputetin e opozitës, hakmarrje e verbër politike!
Vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë, për lënien në fuqi të dënimit të deputetit Ervin Salianji me 1 vit burgim për kallëzim të rremë në dosjen “Babale”, nuk është pritur mirë nga selia blu.
Partia Demokratike reagoi me një deklaratë pas shpalljes së verdiktit pasditen e sotme (26 Shtator).
“Sot në luftën e shpallur ndaj opozitës, Edvin Kristaq Rama dënoi me burgim politik deputetin e opozitës Ervin Salianji, për betejën e tij guximtare kundër Edi Ramës dhe narko-shtetit të tij.
-
VIDEO
Dënimi i Salianjit/ Bardhi pas mbledhjes urgjente: U kalua vija e kuqe! Rasti i parë kur dikush shkon në burg për kallëzim të rremë
Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi foli pas mbledhjes së grupit në PD, e cila ishte urgjente pas dënimit të Ervin Salianjit me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen Babale. Bardhi thotë se është kaluar vija e hollë e kuqe që ndan demokracinë me diktaturën.
-
VIDEO
Komisioni antikorrupsion/ SHBA, Britania dhe BE: S'ka kthim pas të reformës në Drejtësi! Gonzato: Zbatoni vendimet e Kushtetueses siç janë
Kryetarja e kuvendit, krerët e institucioneve të pavarura dhe ambasadorë të akredituar në vendin tonë janë mbledhur në një tryezë për të diskutuar për reformat e rëndësishme që Shqipëria duhet të ndërmarrë në këtë fazë kritike kur po punohet shumë për tu hapur shumë shpejt negoicatat për në BE. Një rol thelbësor do të luajë komisioni antikorrupsion, për të cilin Kryetarja e Kuvendit garantoi se s’do të ketë ndërhyrje tek Institucionet e pavarura.
-
VIDEO
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg, Prokurori i Apelit merr vendimin dhe e dërgon për ekzekutim
Prokurori i Apelit Arben Qose mori vendimin e shkurtuar të gjykatës së juridiksionit të përgjithshëm të Apelit, ia dërgon prokurorisë së juridiksionit të përgjithshëm të Tiranës dhe sektori i ekzekutimeve të vendimeve bën menjeherë ekzekutimin, raporton gazetarja Keti Banushi.
-
VIDEO
Dënimi i Salianjit/ Pampuri: Nuk komentoj vendimin e gjykatës! Mbështes drejtësinë, nuk mund të bëhet miting në seanca gjyqësore
Orjola Pampuri ishte e ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’ ku komentoi ndër të tjera edhe dënimin me 1 vit burg të Ervin Salianjit.
-
VIDEO
Salianji u dënua me 1 vit burg, Meta: Vendim politik, hakmarrje për denoncimet e bëra kundër trafikut të drogës
Kreu i PL Ilir Meta, e ka cilësuar si vendim politik vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila ditën e sotme ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë që dënon me 1 vit burg deputetin e PD-së Ervin Salianji.
Në një konferencë për media, Meta u shpreh se kjo është përpjekje për ti ndaluar atij kandidimin në zgjedhje.
-
VIDEO
U dënua me burg, avokati i Salianjit për Report Tv: Vendimi i formës së prerë, humb mandatin e deputetit
Redi Ramaj avokati i deputeti demokrat Ervin Salianji, për të cilin gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Shkallës së parë për ta dënuar me 1 vit burg për kallëzim të rremë, në një intervistë për Report Tv e cilësoi dënimin si politik. I pyetur në lidhje me mandatin e deputetit, Ramaj tha se vendimi është i formës së prerë dhe në këtë rast deputeti humb mandatin.
Ramaj tha se do të kërkohen të gjitha mjetet e nevojshme për të zhbërë vendimin.
‘E para vendimi është politik dhe kur do të ekzekutohet si do të ekzekutohet është çështje e prokurorisë. Një deputet është dënuar për një vepër penale që nuk ekzekuton. Sot marrim një dënim politik. Mbasi merret një vendim politik, nga gjykata do të jetë precedent shumë i rrezikshëm, të gjithë do të goditen me kallëzime të tilla. Kushtetuta e ka të përcaktuar qartë. Vendimi i formës së prerë është një nga raste kur deputeti e humb mandatin. Do të kërkohen të gjitha mjetet e nevojshme ligjore, për të zhbërë një vendim të padrejtë. Do të kërkojmë pezullimin e dënimit në Gjykatën e Lartë.'- tha Ramaj.
-
VIDEO
Apeli konfirmon dënimin me 1 vit burg për Ervin Salianjin! Bardhi i revoltuar, kërcënon gjyqtarët: Ta harrojnë se do të shkojnë në Gjykatë të Lartë (VIDEO)
Gjykata e Apelit dënon me 1 vit burg Ervin Salianjin, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë. Deputeti demokrat u shpall fajtor nga gjykata e Apelit për 'kallëzim të rremë.
-
VIDEO
Salianji dënohet me 1 vit burg/ Avokati: Ekzekutimi i vendimit të Apelit bëhet që sot!
Avokati Arbër Hoxha u shpreh se vendimi i Apelit për Ervin Salianjin mund të ekzekutohet që sot, ndërsa shtoi se kemi të bëjmë me një vendim të formës së prerë, dhe për këtë nuk mblidhet Këshilli i Mandateve në Kuvend.
-
VIDEO
U dënua me 1 vit burg, Salianji: Fushatën elektorale do ta bëj edhe nga qelia! Jam në dispozicion të drejtësisë
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë që dënon me 1 vit burg deputetin e PD-së Ervin Salianji. Salianji tha se do të jetë në dispozicion të drejtësisë, ndërsa e cilësoi dënimin e tij si dënim politik. Salianji tha se fushatën elektorale do të bëj edhe nga burgu. Deputeti demokrat u shpall fajtor nga gjykata e Apelit për 'kallëzim të rremë' për dosjen 'Babale'.
-
VIDEO
Dosja 'Babale'/ Apeli dënon me 1 vit burg deputetin e PD-së! Ervin Salianji: Vendimmarrje politike! Jam i nderuar, medalje që shndrit karrierën time
Gjykata e Apelit dënon me 1 vit burg Ervin Salianjin, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë. Deputeti demokrat u shpall fajtor nga gjykata e Apelit për 'kallëzim të rremë'
-
VIDEO
Dosja 'Babale', Apeli shpall sot vendimin ! Salianji hyn në gjykatë me grupin e deputetëve PD
Gjykata e Apelit do të shpallë sot vendimin për deputetin Ervin Salianji i cili është dënuar nga gjykata e Shkallës së Parë me 1 vit burg. Salianji ka ankimuar vendimin, ndërsa për dy vjet seancat nuk u zhvilluan për mungesë të avokatëve të tij