-
VIDEO
Hetimori për Koncesionin e Sterilizimit, ish-anëtari Byrazeri: Kam hartuar dhe firmosur vetëm studimin e Fizibilitetit, vendimet i morën të tjerët! Më lini të kem famën time
Vijon mbledhja e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë, për dy koncesionet e Sterilizimit dhe Check-Up, dëshmon Genc Byrazeri, mjek epedimiolog dhe pedagog i Mjekësisë. Kishte rolin e specialistit të jashtëm në Komisionin e Koncesionit, për të bërë Fizibilitetin për ndotjen dhe infeksionet në spitale: Më lini të kem minutat e famës time, e drejta ime kushtetuese
-
VIDEO
Një listë në zgjedhje? PD nis takimet me aleatët, i pari në radhë Meta! Kreu i PL: Duam logon tonë, por do gjejmë format më efikase
PD ka nisur takimet konsultative me aleatët për mënyrën sesi do të dalin në zgjedhjet parlamentare të 2025. I pari aleat që takoi përfaqësuesit e PD ishte Ilir Meta, që Report Tv mëson se nuk ka pasur një qëndrim nëse duhet të dilet me listë të përbashkët apo të ndarë kandidatësh. Javën e ardhshme PD zhvillon takime edhe me krerët e partive të tjera të vogla, Mediun, Dulen e Dukën
-
VIDEO
Shteti i bektashinjve në Tiranë, Sula në Report Tv: Mos i duhet Ramës për t’u strehuar?! Duhet të jemi të kujdesshëm më artikulime të tilla
Propozimi i kryeministrit Edi Rama për krijimin e një shteti sovran të “Urdhrit Bektashi” ka ngjallur reagimin e politikës. Deputeti Dashnor Sula në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv tha se me këto plane po humbasim sovranitetin. Sula tha se duhet të jemi të kujdesshëm me artikulime të tilla.
-
VIDEO
Sterilizimi/ Byrazeri: Do e firmosja përsëri Fizibilitetin, ndërhyrja e nevojshme! Koncesionin mund ta marrë edhe shteti, por shërbimet duhen se shpëtojnë jetë
Pjesa e fundit e mbledhjes së Komisionit të Shëndetësisë për Koncesionet e Sterilizimit dhe Check-Up u përqendrua tek pyetjet që deputetët anëtarë të forcave politike i drejtuan mjekut dëshmitar, ish-anëtarit të komisionit, Genc Byrazeri.
I pyetur nëse do e bënte dhe firmoste përsëri tani një studim fizibiliteti të tillë, duke iu referuar statistikave dhe shifrave zyrtare, ai e pohoi, por ndau aspektin personal nga ai profesional. Byrazeri theksoi “periudhën shkatërruese” që të shkakton kjo lloj dinamike dhe ekspertizë, e që ndikon në familje, por profesionalisht këmbënguli se do e bënte përsëri.
-
VIDEO
Hetimori i Shëndetësisë/ Vokshi i përmend konfliktin e interesit si kushëri i ish-ministrit Beqaj, Byrazeri: Kur ushtroja këtë detyrë, ai nuk njihej fare
Një pikë interesante gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit hetimor për Koncesionet në Shëndetësi, Sterilizimi dhe Check-Up, ishte pyetja që kryetarja demokrate Albana Vokshi i bëri dëshmitarit, mjekut epedimiolog Genc Byrazeri, duke i kujtuar konfliktin e interesit me ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, si kushëri i tij.
-
VIDEO
Debate te Hetimori për Shëndetësinë, Ndreca: Po intimidoni dëshmitarin, sjellje e pahijshme! Vokshi: Boll, mos ma ngri zërin mua...!
Mbledhja e Komisionit Hetimor për Koncesionet e Sterilizimit dhe Check-Up në Shëndetësi është shoqëruar me debate të forta mes dy kampeve politike.
Teksa ish-anëtari i Komisionit, Genc Byrazeri po u përgjigjej pyetjeve, ka qenë nënkryetari, deputeti socialist Plarent Ndreca, që i tërhoqi vëmendjen kryetares, deputetes së PD-së, Albana Vokshi, se po bënte pyetje duke shkelur ligjin dhe intimiduar dëshmitarin
-
VIDEO
'4 vite drejtoj Komisionin e Ekonomisë dhe nuk ke ardhur një herë', Shalsi përplaset me Shehaj: Ke kaq vite merr rrogën si deputet dhe nuk paraqitesh
Deputetët Eduard Shalsi dhe Agron Shehaj u përplasën në '5 Pyetjet me Babaramon' teksa po flisnim për korrupsionin në sistemin e shëndetësisë. Shalsi thotë se Shehaj nuk vjen një herë në parlament dhe korrupsione dhe flet me kompetencë në studio televizive.
-
VIDEO
Bilanci i PS në 11 vite qeverisje/ Gazetarja: Nuk i gjej asnjë arritje, përveç reformës në drejtësi! Shalsi: Kemi ndërtuar sistem që ndëshkon korrupsionin
Bilanci i qeverisë Rama u diskutua në Report Tv, në '5 Pyetjet me Babaramon' me deputetët Eduard Shalsi, Agron Shehaj si dhe me gazetarët Ylli Pata dhe Esiona Konomi.
-
VIDEO
Rama në OBK për Inteligjencën Artificiale, tregon ambiciet: 95% e shërbimeve sot në Shqipëri ofrohen online
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në fjalën e tij në emër të Shqipërisë në selinë e OKB, në Nju-Jork, në “Dialogun për të ardhmen digjitale” se, “teknologjia digjitale me premtimin e saj për progres eksponencial është bekim për vendet në zhvillim”.
-
VIDEO
Ibsen Elezi: Gaz Bardhi i diskredituar në opinionin publik! Logu: Gjekmarkaj nuk është angazhuar në Lezhë si deputet! Toska: Demokratët le ta shprehin marazin
Përgatitjet e opozitës dhe Partisë Demokratike drejt zgjedhjeve të 2025-ës u diskutuan në 'Studio Live' me Ibsen Elezin, Almer Toskën dhe Besart Logu.
-
VIDEO
Ekipi i PS nis punën, 15 drejtuesit politikë në terren, disa kalojnë ‘stafetën’! 4 “të paprekurit” e Ramës komodë, vetëm Peleshi nis takimet
8 muaj para zgjedhjeve, ekipi drejtues i socialistëve ka nisur punën në terren. 15 drejtuesit e qarqeve po mbajnë në vazhdimësi takime me strukturat e partisë në zonat që do të udhëheqin, ndërsa ata që kanë qenë edhe më parë drejtues politikë janë në pozita më komode dhe ende nuk i kanë ndezur motorët për zgjedhjet 2025.
-
VIDEO
Shteti sovran bektashi, Auron Tare në Report Tv: Nëse doni t'i ndihmoni bektashinjtë kthejuni pronat! Kanë ndihmuar në pavarësinë e shtetit shqiptar
Plani për të krijuar një shtet sovran të Urdhrit Bektashi në Tiranë, ka krijuar debate të shumta ditët e fundit.