-
VIDEO
Pse sterilizimi u dha me koncesion e jo PPP? Rjepaj në komision: Ku do t'i blinim instrumentet në uzinën e Gramshit apo Poliçanit?!
Ish-zëvendës ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj po dëshmon sot në Komisionin Hetimor Parlamentar për Sterilizimin, ndërsa prej më shumë se një viti ndodhet i arrestuar, së bashku me biznesmenin Ilir Rapaj.
-
VIDEO
Nga burgu në Kuvend Ish-zv.ministri Rjepaj mbi 5 orë dëshmi për koncesionin e sterilizimit! Vokshi: U ul numri i ndërhyrjeve u rrit çmimi! Rjepaj: Më hodhët në gropë, por do dal i parfumosur
Me pranga në duar dhe i shoqëruar nga forcat e policisë, ish-zvministri i Shëndetësisë mbërriti në orën 10:00 në Kuvend për të dëshmuar për koncesionin e sterilizimit në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë. Hera e parë që një I paraburgosur pyetet nga deputetët. Rjepaj: S’jam në dijeni të memos së Manastirliut, ku ngriti shqetësimin se qendra e sterilizimit nuk ishte vënë në punë.
-
VIDEO
Çfarë fsheh Meta? Presidenti i PL-së pranon hetimin për transaksione të dyshimta dhe pasuri jashtë vendit: SPAK po përdor persona që kanë qenë pranë meje
Meta pranoi në konferencën e sotme me gazetarët se po hetohet nga prokurorët e SPAK për transaksione të dyshimta dhe pasuri të paluajtshme jashtë vendit. Mirëpo, Meta shtoi se po përdoren persona që dikur ai i ka pasur pranë për ta futur në 'kurth' Altin Dumani.
-
VIDEO
Indeksimi i pensioneve me 4.1%, ekspertja e Ekonomisë për Report Tv: E vonuar, rritja e remitancave tregon varfërim! Sako: Pensioni në qytet dhe fshat poshtë minimumit jetik
Më shumë se 791 mijë pensionistë do të përfitojnë nga indeksimi i pensioneve prej 4.1%, ndërsa vendimi do të hyjë në fuqi nga 1 tetori 2024.
-
VIDEO
Dosja 'Babale' në Apel/ Salianji sulmon drejtësinë para vendimit: Kalbësira morale! Do padis gjyqtarin, Xhafën e të tjerët
Deputeti demokrat Ervin Salianji, dha prononcim sot (20 Shtator) pas daljes nga Gjykata e Apelit Tiranë, ku u dëgjuan konkluzionet e palëve, para se të shpallet vendimi. Seanca u shty për më 26 Shtator në orën 13:00, për shkak të dosjes voluminoze.
-
VIDEO
REPLIKAT/ ‘Më keni hedhur në një gropë’ /Ish-zv.Ministri: Do dal i parfumosur keni për ta parë, Vokshi: Si hirushja?
Prej më shumë se 4 orësh vijon seanca dëgjimore me ish-zv.ministrin e Shëndetësisë Klodian Rjepaj në Komisionin Hetimor për koncesionet në Shëndetësisë është shoqëruar me debate.
Në një moment, Albana Vokshi tha se “zotëria është në burg për shkak se po hetohet nga SPAK”. Kjo deklaratë e ka acaruar ish zv ministrin, i cili me tone të larta tha se po përdoret si argument qenia e tij në burg për të mbështetur akuzat e opozitës. Ai tha se e kanë futur në një gropë, nga ku do të dalë i pastër dhe i parfumosur.
-
VIDEO
U bashkua me grupin e Berishës, Tabaku në Report Tv: Jam aty ku është PD! Kandidati për kryeministër? E vendosin demokratët
Kur ka mbetur më pak se 1 vit nga zgjedhjet e përgjithshme, deputetja Jorida Tabaku thotë se kandidati për kryeministër i PD duhet të zgjidhet nga demokratët. Ajo u shpreh në një intervistë në Report Tv se ekipi i 12 drejtuesve të PD në qarqe është një ekip i mirë, ndërsa PS e akuzon se alternativë ka korrupsionin.
-
VIDEO
Komisioni hetimor/ Ish zv/ministri Rrjepaj vijon dëshminë: Biznesmeni Rrapaj nuk e kam njohur në Fakultet, e kam njohur më vonë! S'ka përdorur kurrë makinën time
Prej orës 10:00 Klodian Rrjepaj vijon të merret në pyetje në komisionin hetimor të koncesionit të sterilizimit. Ish-zyrtari i lartë mohon se e ka njohur biznesmenin nw fakultet sic thuhet nw dosjen e SPAK.
Ina Zhupa: Rrapaj përdorte makinën tuaj të MSH si zv.ministër
Klodian Rrjepaj: Nuk është e vërtetë. Ka përdorur makinë personale.
Ina Zhupa: Po tuajën e përdorte Rrapaj?
Klodian Rrjepaj: Nuk e ka përdorur kurrë Ilir Rrapaj këtë makinë
Ina Zhupa: A e keni njohur Ilir Rrapaj?
Klodian Rrjepaj: “Nuk e kam mohuar ndonjëherë njohjen. Mohova njohjen kur më pyetët në kohën e fakultetit. Në shkollë as e kam njohur në atë periudhë.
Ina Zhupa: A ju ka lindur dyshim për kompaninë me kapital 1 mijë euro
Klodian Rrjepaj: Nuk më ka shqetësuar se nuk ekzistonte si fakt. Në kërkesat e temderit lanë qenë bashkim operatorësh. Servic italia ishte një shoqëri prej 30 vitesh e kuotuar në bursë. Të tjerat i garanton lideri. Unë dhe anëtarët e komisionit kemi negociuar.
-
VIDEO
'Shqipëria e së ardhmes do të jetë si Italia', Rama intervistë për ‘La7’: Meloni një person shumë real
Rama ka shprehur bindjen e tij se Shqipëria e së ardhmes do të jetë si Italia.
-
VIDEO
Ndreca lë në këmbë Vokshin dhe merr drejtimin e Komisionit/ Debat me tone të ashpra mes Zhupës dhe Rrjepaj, ish-zv.Ministri: Ça janë këto mo?! Ti nuk me denigron dot mua për njohje lagjesh
Një debat e ashpër ka ndodhur gjatë seancës së Komisionit Hetimor për Shëndetësinë mes ish-zv.Ministrit Klodian Rrjepaj dhe deputetes së PD-së Ina Zhupa. Shkak ishte pyetja e Zhupës ndaj Rrjepajt, nëse ky i fundit kishte aksione në kompaninë e biznesmenit Ilir Rrapaj.
-
VIDEO
U bashkua me grupin e Berishës, Tabaku në Report Tv: Jam aty ku është PD! Kandidati për kryeministër?
Kur ka mbetur më pak se 1 vit nga zgjedhjet e përgjithshme, deputetja Jorida Tabaku thotë se kandidati për kryeministër i PD duhet të zgjidhet nga demokratët. Ajo u shpreh në një intervistë në Report Tv se ekipi i 12 drejtuesve të PD në qarqe është një ekip i mirë, ndërsa PS e akuzon se alternativë ka korrupsionin.
-
VIDEO
Pamjet e turpshme/ Salianji me gjithë grupin në Apel, Mero Baze: Janë aty ti bëjnë presion gjykatës, për 21 janarin gardistët mbushën sallën për të liruar Ndrea Prendin
Gazetari dhe botuesi Mero Baze ka komentuar skenat nga Gjykata e Apelit, ku deputetët e PD-së janë rreshtuar për të mbrojtur Ervin Salianjin, nga dënimi për inskenimin e “Babales”.
“Pas skenave të gjyqit të 21 Janarit, ku gardistët mbushnin sallën ti bënin presion gjykatësve, për të liruar Ndrea Prendin, kjo mbetet skena më e turpshme e një salle gjyqi në historinë e Shqipërisë. Këto fytyra që janë këtu për ti bërë presion drejtësisë, nuk kanë më gojë të flasin kurrë publikisht për drejtësinë e pavarur dhe shtetin ligjor.
Ervin Salianji ka vënë në rresht dhjetëra deputetë të opozitës për ti bërë presiomn Gjykatës së Apelit e cila duhet të shqiptoj vendimin për të. Ervin Salianjni është dënuar me një vit burg nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe ka katër vjet që shtyn procesin gjyqësor me presione politike dhe procedura”, shkruan Baze.