• VIDEO

    Marrëdhëniet 'Drejtësi - Parlament' Kryeprokurori Çela: Proces delikat, të shihen praktikat më të mirë të BE-së

    Në tryezën e Kuvendit me krerët e institucioneve të pavarura, Kryeprokurori i përgjithshëm Olsian Çela kërkoi përmirësim të marrëdhënieve mes Parlamentit dhe institucioneve të pavarura.

    “Është një proces delikat sepse sa kohë flitet për pavarësinë e institucioneve dhe kornizë kushtetuese ligjore të miratuar pak vite më parë që është duke u testuar dhe që besoj deri tani ka qenë funksionale.

    Do të donim që hapat që do të ndermerren në vijim të jenë mjaft të kujdesshëm. Duke marrë në konsideratë dhe qasjen si ne vlerësojmë marrëdhënien tonë me Kuvendin. Pa diskutim Kuvendi është ai që i bën ligjet, shikon nevojën për ndryshimin e tyre e ne jemi kontribues pozitiv në cdo proces. Procesi i integrimit paraqet sfida të reja e mund të lindë nevoja për të përshtatur komunikimin tonë ndërinstitucional. Në këtë këndëvështrim nëse procesi kërkimor që mund të bëhet për cfarë nuk shkon mirë e të përmirësohet, të merren në konsideratë eksperiencat më të mira në BE”

  • VIDEO

    Komisioni antikorrupsion/ Kryetari i KLSH: Duam qartësi dhe komunikim konkret për komisionet e reja

    Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit Arben Shehu, nga takimi i kryeparlamentares Elisa Spiropali me drejtuesit e Institucioneve të Pavarura, u shpreh se KLSH kërkon një komunikim më konkret me komisionet e reja.

  • VIDEO

    Kryetarja e KLGJ Llagami: Kuvendi nuk ka marr parasysh nismat tona! Bushka: Po punojmë për këto propozime, t'i fusim në axhendë

    Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, ka ngritur shqetësimin se KLGJ prej 6 muajsh ka dërguar në Kuvend nisma të cilat kanë të bëjnë me ulen e beklogut, por nuk janë marr parasysh nga Kuvendi.

    Llagami ka kërkuar mbështetje nga Kuvendi që të vihet sa më shpejtë në lëvizje për këto nisma

  • VIDEO

    Bushka i përgjigjet Zhupës: Kurrë s’kemi vënë në dyshim vendimet e Kushtetueses! Çështja kërkon qartësi juridike

    Deputetja e Partisë Socialiste Klotilda Bushka në një konferencë të përbashkët me Institucionet e Pavarura iu përgjigj deputetes demokrate Ina Zhupa në lidhje me deklaratën e kësaj të fundit për moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi. Bushka tha se rasti i çështjes Xhaçka kërkon qartësi juridike dhe për këtë i janë drejtuar Komisionit të Venecias.

    'Vullneti i Kuvendit për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese është i palëkundur në kuadër të respektimit të parimeve të shtetit të së drejtës, kuvendi ka bërë dhe bën çdo përpjekje e për të respektuar dhe mos vënë kurrë në dyshim fuqinë detyruese të vendime të Gjykatës Kushtetuese. Por çështje që ngihen shqetësime këtu janë çështje të cilat i përkojnë tërësisht nevojës për qartësi juridike. Nëse i referoheni rastit të fundit Komisioni i Venecias dje ka pranuar kërkesën e kryetares së kuvendit për të sqaruar ato pyetje që në kemi ngritur në lidhje me mënyrën e zbatimit, jo se kemi vënë në dyshim zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.'- tha Bushka.

  • VIDEO

    Komisioni Anti-Korrupsion, Spiropali: S’do ndërhyjmë tek Institucionet e pavarura! Opozita të bëhet pjesë

    Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali deklaroi sot se, dhënia e drejtësisë kapilare për ҫdo qytetar është një mision

    Në fjalën e saj në takimin me drejtuesit e institucioneve të pavarura, Spiropali u shpreh se, si ҫdo gjithҫka që ka traditë dhe historik të së shkuarës, edhe ky takim i përbashkët me të gjithë drejtuesit e institucionet e pavarura Kushtetuese dhe të krijuara me ligj ka një shans të ҫmuar të krijojë dobi për të ardhmen.

  • VIDEO

    Komisioni antikorrupsion/ SHBA, Britania dhe BE: S'ka kthim pas të reformës në Drejtësi! Gonzato: Zbatoni vendimet e Kushtetueses siç janë

    Kryetarja e kuvendit, krerët e institucioneve të pavarura dhe ambasadorë të akredituar në vendin tonë janë mbledhur në një tryezë për të diskutuar për reformat e rëndësishme që Shqipëria duhet të ndërmarrë në këtë fazë kritike kur po punohet shumë për tu hapur shumë shpejt negoicatat për në BE. Një rol thelbësor do të luajë komisioni antikorrupsion, për të cilin Kryetarja e Kuvendit garantoi se s’do të ketë ndërhyrje tek Institucionet e pavarura. 

    • VIDEO

      Mandati i Olta Xhaçkës, Ina Zhupa: Kuvendi nuk ka respektuar vendimin e GJK, i garantohet mbrojtje politike! Sulmi ndaj KLSH i paprecedent

      Në Kryesinë e Kuvendi u zhvillua ditën e sotme një takim i kryetares së Kuvendin Elisa Spiropali me drejtuesit e Institucioneve të Pavarura. 

      Deputetja e PD Ina Zhupa, gjatë fjalës së saj ngriti si shqetësimin mosrespektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi për mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

      Sipas saj, deputetes po i garantohet një mbrojtje politike.

      “Kuvendi nuk ka respektuar vendim e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhaçka duke i garantuar një mbrojtje politike, Kuvendi nuk zbaton vendimet e gjyqësorit të cilat nuk duhet që të diskutohen, por duhet që të zbatohen”, tha ajo.

      Zhupa theksoi se në vend ende nuk jepet drejtësia në kohë qytetarëve u duhet deri në 7 vite për të marr një vendim gjyqësor.   

      “Drejtësia, a është sot eficente dhe efikase në shërbim te interesit publik?! Nuk është sepse një vendim gjyqësor zgjat të paktën 6-7 vjet sipas të dhënave zyrtare. Gjykata Kushtetuese ne tetor 2021 ka marr një vendim që i drejtohet Kuvendit për të marr masat e duhura për këtë problem madhor sepse përpjekjet e KLGJ dhe KLP janë të pamjaftueshme”, tha ajo.

      Zhupa i ka quajtur të paprecedenta sulmet që janë bërë ndaj Kontrollit të Lartë të Shtetit.

      "Sulmi ndaj KLSH. E paprecedent ajo që ka ndodhur ne Komisionin e Ekonomisë. Pengimi i KLSH për të raportuar në Kuvend është i paprecedent. I vetmi institucion që nuk ka ende të miratuar një rezolutë dhe nuk ka ardhur për raportin në seancë plenare. Presion politik", tha ajo.

      Fjala e plotë:

      1. Respekti ndaj pavarësisë së GJK, Kuvendi nuk respekton vendimet e GJK, për mandatin e deputetes Olta Xhacka, duke garantuar mbrojtje politike. Kuvendi ka rrënuar besimin e publikut tek autoriteti i GJK

      2. Sulmi ndaj KLSH. E paprecedent ajo që ka ndodhur ne Komisionin e Ekonomisë. Pengimi i KLSH për të raportuar në Kuvend është i paprecedent. I vetmi institucion që nuk ka ende të miratuar një rezolutë dhe nuk ka ardhur për raportin në seancë plenare. Presion politik.

      3. S’ka ndodhur kurrë që në institucionet e pavarura të mos ketë balancë. Të gjitha emërimet e Kuvendit janë bërë nga mazhoranca, pa asnjë diskutim dhe përfshirje të opozitës.

      Mandatet zgjaten jashtë afateve, duke i mbajtur peng, te lidhur me vullnetet e mazhorancës dhe pa forcën për vendimmarrje të pavarura. Kemi mandatet e KLGj, KLP, Avokat i Popullit etj.

      4. Politizimi i administratës publike, shndërrimi i tyre në ushtri elektorale është shqetësim madhor. 3 raporte të osbe-odihr për zgjedhjet në Shqipëri ngrenë shqetësimin për përdorimin e administratës publike në zgjedhje, edhe pse me ligj ato janë të depolitizuar, pushteti i përdor për zgjedhje. S’ka asnjë përmirësim, vetëm përkeqësim.

      5. Drejtësia, a është sot eficente dhe efikase në shërbim te interesit publik?! Nuk është sepse një vendim gjyqësor zgjat të paktën 6-7 vjet sipas të dhënave zyrtare. Gjykata Kushtetuese ne tetor 2021 ka marr një vendim që i drejtohet Kuvendit për të marr masat e duhura për këtë problem madhor sepse përpjekjet e KLGJ dhe KLP janë të pamjaftueshme.

    • VIDEO

      SHBA: Mbështesim iniciativat që ruajnë pavarësinë e gjyqësorit dhe janë gjithëpërfshirëse

      Zëvendës Drejtuesja e Komanduar e Misionit të ShBA, Kathryn Hammond, gjatë takimit me drejtuesit e Institucioneve të Pavarura theksoi se SHBA mbështet ato iniciativa që ruajnë pavarësinë e gjyqësorit dhe janë gjithëpërfshirëse.

      ‘Ne mbështesim përpjekjet për rritjen e bashkëpunimit dhe pavarësisë së këtyre institucioneve. Institucionet e pavarura duhet të forcojnë llogaridhënien dhe transparencën. SHBA është e gatshëm të mbështesë institucionet pavarura.

      Organizata të shoqërisë civile përfshirë OJF, duhet të japin mendime dhe ekspertizë të vlefshme angazhimi i tyre garanton që interesa të caktuar të qeverisë të çojë në rezultate të caktuara.’- tha Hammond.

    • VIDEO

      Ambasadori britanik: Fuqizimi i institucioneve të pavarura kyç për integrimin ne BE

      Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar-së në Shqipëri, Nick Abbott gjatë një takimi me kryetaren e Kuvendit me drejtuesit e Institucioneve të Pavarura, theksoi se fuqizimi i këtyre institucioneve është kyç për integrimin në BE.

      ‘Institucionet e pavarura duhet të fuqizohen. Duhet llogaridhënie dhe transparencë nga institucionet. Ju inkurajojmë për ta parë këtë si një mundësi për të ushtruar aktivitetin tuaj duke ju inkurajuar të ngrini zërin. E di që ka nevojë për bashkëpunim të fuqishëm në mënyrë që të garantohet balanca dhe efikasiteti në qeverisje. Fuqizimi 

    • VIDEO

      Gonzato: Parlamenti të respektojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese siç janë! S'duhet të ketë kthim pas të refomave në drejtësi

      Tre mesazhe përcolli ambasadori i BE-së Silvio Gonzato në takimin me instituconet e pavarura që po mbahet sot në kryesinë e Kuvendit.

      Mesazhi I parë: Theksoj rëndësinë e parlamentit dhe institucionet e pavarura në kontekstin e hyrjes në BE

      Shqipëria ka hyrë në një fazë kritike dhe po punohet shumë për tu hapur shumë shpejt negoicatat për kapitujt thelbësorë që kanë të bëjnë me institucione demokratike, gjyqësore, lirinë, sigurinë dhe fusha të tjera thelbësore, si reforma në administratë, statistika, prokurime publike e kontrolli financiar. E ky parlament ka rol kyç duke nisur nga komiteti i BE-së që do të rishikojë dhe më ka thënë nesër pozicionin e negociatave që do I paraqiten Këshillit BE-së.  Në terma konkretë negociatat do të eksiztojnë në reforma thelbësore që do e sjellin Shqipërinë në standardet në të gjitha këto fushat thelbësore.

      Shqipëria ka miratuar një udhërrëfyes për administratën publike ambicioz dhe udhërrëfuesin në funskionim të institucioneve demokratike. Të dyja këto udhërrëfyes kanë rrugë të qarta dhe reforma konkrete të synuara. Shumica prej tyre mund të arrihen nëse ka mobilizim të fuqishëm nga ana e parlamentit dhe institucionet e pavarura që ju prezantoni këtu sot. Kjo është përpjekje e të gjithë shtetit.

      Mesazhi dytë: Negociatat e suksesshme në hyrjen e BE-së kërkojnë një dialog ndërparlamentar në parlament por gjithashtu dhe në bashkëpunim ndërinstitucional. Shpresoj që në parlament integrimi europian të konsiderohet nga të gjithë forcat politike si prioritet kombëtar strategjik për Shqipërinë dhe qytetarët e saj. Parlamenti është qëndra për të pasur dialogun konstruktiv dhe të miratojë legjislacione e ndryshimet ligjore. Nga ana tjetër marrëdhëniet ndërinstitucionale duhet të jenë në respect të plotë të kushtetutës që ka të bëjë me kontrollin e balancën. Është shumë e rëndësishme fokusimi i bashkëpunimit mes parlamentit dhe institucioneve të pavarura. Duhet të ketë diskutime të rregullta sic është diskutuar në raport. Parlamenti duhet të raportojë sic duhet në raste kur është e nevojshme për krerët e institucioneve të pavarura. Vendimet e Gykatës kushtetuese duhet të respektohen siç nxirren nga ato dhe kjo është thelbësore në një shtet demokratik. Për reformën në drejtësi parlamenti mund të lozë një rol kyç për mos kthimin pas të reformave por për të implementuar më tej, në harmoni reformat me të gjitha detyrimet që Shqipëria ka marrë në rrugën e BE-së. Këto reforma shoqërohen nga përpjekja për të parandaluar korrupsionin e krimin e organizuar e krimin në qeveri. Komisioni i Antikorrupsionit që ju  keni themeluar tashmë është shumë I rëndësishëm në këtë drejtim. Duhet të hidhen themelet për një sistem të pavarur e llogaridhënës që të bazohet në integritet. Të gjitha institucionet e pavarura dhe sistemi gjyqësor duhet të luftojnë krimin e organizuar për të garantuar që sistemi I drejtësisë jep vendime me integritet

      Mesazhi i tretë: BE do të vijojë të mbështesë institucionet shqiptare në rrugën e tyre drejt BE-së. Kur vijmë tek parlamenti kemi program të ri të dedikuar për të mbështetur parlamentin në përpjekjet për të rritur llogaridhënien e transparencën për të ngritur kapacitetet e integrimit dhe forcuar dialogun ndërparlamentar me shoqërinë civile e median. Do të sigurojmë asistencë të dedikuar për komisionin e Deziformimit.

    • VIDEO

      Braçe te 'Dezinformimi': Mediat serbe po përhapin lajme të rreme, implikojnë Shqipërinë e Kosovën

      Kryetari i Komisionit të Dezinformimit Erion Braçe, ka deklaruar gjatë mbledhjes së komisionit ditën e sotme, se gjatë muajve gusht dhe korrik ka pasur ndërhyrje nga mediat serbe për të përhapur lajme të rreme.

      Braçe ka sjell në vëmendje dy raste të publikuara në mediat shqiptare me burim informacioni të rreme nga Serbia, ku rasti i parë ka lidhje me mundësinë e pushtimit të Kosovës nga Serbia.

    • VIDEO

      Komisioni i Posaçëm i Dezinformimit nis në tetor seancat dëgjimore! Braçe: Turizmi nën sulm nga grupe të huaja keqdashëse gjatë korrikut e gushtit! Opozita mungon

       Komisioni i Posaçëm i Dezinformimit do të nisë javën e dytë të tetorit seancat dëgjimore.Po kështu në mbështetje të punës së këtij komisioni do të jenë dhe ekspertë nga BE, Këshilli i Europës dhe i OSBE-së që do të tregojnë praktikat e tyre.

      Kryetari i komisionit Erion Braçe tha se gjatë muajit korrik dhe gusht turizmi ka qenë nën sulm nga grupe të posaçme keqdashëse të huaja për të larguar vëmendjen nga Shqipëria. 

      "Ngjarje që kanë ndodhur gjatë muajve korrik dhe gusht sjellin në vëmëndje ekzistenën e fushatave dezinformuese veçanërisht në aspektin e sektorëve strategjikë të ekonomisë. Turizmi ka qenë nën atak dhe është i verifikuar që grupe të posacme të huaja keqdashëse kanë sulmuar faqet e njësive akomoduese në Shqipëri me qëllim largimin e vëmendjes dhe prenotimeve nga këto njësi akomoduese kohë pas kohe" tha Braçe.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv